Instituti
Mësimi 27 Materiali i Përgatitjes së Klasës: Besimi, Shpresa dhe Dashuria Hyjnore


“Mësimi 27 Materiali i Përgatitjes së Klasës: Besimi, Shpresa dhe Dashuria Hyjnore”, Mësimet dhe Doktrina e Librit të Mormonit – Materiali i Mësuesit (2021)

“Mësimi 27 Materiali i Përgatitjes së Klasës”, Mësimet dhe Doktrina e Librit të Mormonit – Materiali i Mësuesit

Mësimi 27 Materiali i Përgatitjes së Klasës

Besimi, Shpresa dhe Dashuria Hyjnore

Pamja
Ai do të Vijë Sërish për të Sunduar e Mbretëruar, nga Mary R. Sauer

Presidenti Diter F. Uhtdorf, në atë kohë i Presidencës së Parë, na mësoi: “Besimi, shpresa dhe [dashuria hyjnore] plotësojnë njëra‑tjetrën dhe, ndërsa rritet njëra, të tjerat rriten gjithashtu.… Këto tri cilësi – besimi, shpresa dhe [dashuria hyjnore] – në bashkëveprim, të bazuara në të vërtetën dhe dritën e ungjillit të rivendosur të Jezu Krishtit, na çojnë në morinë e veprave të mira [shih Alma 7:24]” (“Forca e Pafundme e Shpresës”, Ensign ose Liahona, nëntor 2008, f. 23, 24; shih Moroni 10:20). Ndërsa e studioni këtë material, merrni parasysh se çfarë mund të bëni për t’i integruar më plotësisht këto cilësi hyjnore në jetën tuaj.

Pjesa 1

Si ndikon te shpresa ime besimi im te Jezu Krishti?

Pas shkatërrimit të qytetërimit nefit, Moroni mbeti i vetëm për ta përfunduar Librin e Mormonit. Ai shtoi edhe disa mësime nga ati i tij, Mormoni, të cilat përfshinë një predikim mbi virtytet e besimit, shpresës dhe dashurisë hyjnore (shih Moroni 7:1).

Pamja
Moroni shkruan pranë zjarrit
Pamja
ikonë, studioni

Studioni në Përgatitje për Orën Mësimore

Lexoni te Moroni 7:33, 38, 40–43 dhe kërkoni atë që dha mësim Mormoni rreth marrëdhënies midis besimit dhe shpresës.

Presidenti M. Rasëll Ballard, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim rreth lidhjes midis besimit dhe shpresës:

Pamja
Presidenti M. Rasëll Ballard

“Besimi në Zotin Jezu Krisht – besimi i vërtetë, me gjithë shpirt dhe i palëkundur – është një fuqi për t’u marrë në konsideratë në univers. Ai mund të jetë një forcë shkakësore nëpërmjet së cilës bëhen mrekulli. Ose mund të jetë një burim force të brendshme, nëpërmjet së cilës gjejmë paqe, ngushëllim dhe guximin për t’ia dalë.

Kur e vëmë besimin dhe mirëbesimin tonë në veprim, lind shpresa. Shpresa rritet nga besimi dhe i jep kuptim e qëllim gjithçkaje që bëjmë. Ajo mundet madje të na japë sigurinë plotë paqe që na nevojitet për të jetuar lumturisht në një botë që është e mbushur me paudhësi, fatkeqësi dhe padrejtësi.” (“The Joy of Hope Fulfilled”, Ensign, nëntor 1992, f. 32.)

Pamja
e re duke buzëqeshur
Pamja
ikonë, përsiatni

Përsiatni në Përgatitje për Orën Mësimore

Çfarë bekimesh kanë ardhur ose mund të vijnë në jetën tuaj ndërsa e keni qendërzuar besimin dhe shpresën tuaj te Jezu Krishti?

Pjesa 2

Si mund ta rrit aftësinë time për të përjetuar shpresë?

Kur Moroni e përmblodhi analin e jareditëve, ai përfshiu mësimet e profetit Ethëri rreth besimit. Ai më pas numëroi shumë mrekulli që ndodhën përmes besimit në Jezu Krisht. (Shih Ethëri 12:3–22.) Moroni shpjegoi se “besimi qëndron në gjërat që shpresohen dhe nuk shihen” (vargu 6).

Pamja
ikonë, studioni

Studioni në Përgatitje për Orën Mësimore

Lexoni tek Ethëri 12:4, 32 dhe mbani parasysh ato që mund të prisni në të ardhmen ndërsa ushtroni besim te Perëndia.

Presidenti Uhtdorf tha sa vijon rreth forcës së pafundme të shpresës:

Pamja
Presidenti Diter F. Uhtdorf

“Shpresa është një dhunti e Shpirtit [shih Moroni 8:26]. Ka një shpresë që nëpërmjet Shlyerjes së Jezu Krishtit dhe fuqisë së Ringjalljes së Tij, ne do të ngrihemi në jetën e përjetshme dhe kjo për shkak të besimit tonë tek Shpëtimtari [shih Moroni 7:41]. Kjo lloj shprese është edhe një parim i premtimit edhe një urdhërim [shih Kolosianëve 1:21–23] dhe, si me të gjithë urdhërimet, ne kemi përgjegjësinë ta bëjmë atë një pjesë aktive të jetës tonë dhe të mposhtim tundimin për humbjen e shpresës. Shpresa tek plani i mëshirshëm i lumturisë i Atit tonë Qiellor çon në paqe [shih Romakëve 15:13], mëshirë [shih Psalmeve 33:22], [ngazëllim] [shih Romakëve 12:12] dhe gëzim [shih Fjalët e Urta 10:28]. Shpresa e shpëtimit është si një helmetë mbrojtëse [shih 1 Thesalonikasve 5:8]; ajo është themeli i besimit tonë [shih Hebrenjve 11:1; Moroni 7:40] dhe spirancë për shpirtrat tanë [shih Hebrenjve 6:19; Ethëri 12:4].” (“Forca e Pafundme e Shpresës”, f. 21–22.)

Pamja
ikonë, përsiatni

Përsiatni në Përgatitje për Orën Mësimore

Çfarë mund të bëni për ta bërë shpresën një pjesë më aktive të jetës suaj të përditshme?

Pjesa 3

Çfarë efekti mund të ketë dashuria hyjnore në marrëdhëniet e mia me të tjerët dhe me Jezu Krishtin?

Pasi diskutoi për besimin dhe shpresën, Mormoni e mbylli predikimin e tij duke u përqendruar te dashuria hyjnore ose “dashuria e pastër e Krishtit” (Moroni 7:47).

Pamja
ikonë, studioni

Studioni në Përgatitje për Orën Mësimore

Lexoni te Moroni 7:43–48 dhe merreni parasysh shenjimin e fjalëve ose frazave që e përkufizojnë dhe përshkruajnë dashurinë hyjnore.

Presidentja Xhin B. Bingham, Presidente e Përgjithshme e Shoqatës së Ndihmës, vërejti:

Pamja
Presidentja Xhin B. Bingham

“Jezu Krishti është mishërimi i përsosur i dashurisë hyjnore. Zotimi i Tij para lindjes për të qenë Shpëtimtari ynë, ndërveprimet e Tij gjatë gjithë jetës së Tij në vdekshmëri, dhurata e Tij hyjnore e Shlyerjes dhe përpjekjet e Tij të vazhdueshme për të na kthyer tek Ati ynë Qiellor, janë shprehjet më të madhërishme të dashurisë hyjnore. Ai vepron i përqendruar vetëm në një gjë: dashuri për Atin e Tij e shprehur nëpërmjet dashurisë së Tij për secilin prej nesh. …

Jap dëshminë time se, teksa ndjekim shembullin e Tij të përsosur, ne mund të marrim dhuratën e dashurisë hyjnore, e cila do të na sjellë gëzim të madh në këtë jetë dhe bekimin e premtuar të jetës së përjetshme me Atin tonë në Qiell.” (“Unë do ta Sjell Dritën e Ungjillit në Shtëpinë Time”, Ensign ose Liahona, nëntor 2016, f. 6, 9.)

Pamja
ikonë, përsiatni

Përsiatni në Përgatitje për Orën Mësimore

Mendoni për nja dy shembuj të mënyrës se si Jezu Krishti është “mishërimi i përsosur i dashurisë hyjnore”. Hidhuni një sy tregimeve të shembujve në shkrimet e shenjta dhe përgatituni t’ia tregoni së paku njërin prej shembujve klasës suaj.

Pamja
Krishti dhe Fëmijët në Librin e Mormonit, nga Del Parson

Teksa mendoni rreth shembullit të Shpëtimtarit, merreni parasysh se si mund të shfaqet dashuria hyjnore në jetën tuaj të përditshme. Presidenti Tomas S. Monson dha mësim:

Pamja
Presidenti Tomas S. Monson

“Unë kam në mendje dashurinë hyjnore që na nxit të jemi të këndshëm, të dashur dhe të mëshirshëm, jo vetëm në kohë sëmundjeje dhe pikëllimi, dhe ankthi, por gjithashtu në kohë dobësie apo gabimi nga ana e të tjerëve.

Ka një nevojë të madhe për dashuri hyjnore që u kushton vëmendje atyre që nuk bien në sy, u jep shpresë atyre që janë shkurajuar, ndihmë atyre që vuajnë. Dashuria hyjnore e vërtetë është dashuri në veprim. Nevoja për dashuri hyjnore është kudo.

E nevojshme është dashuria hyjnore që kundërshton të gjejë kënaqësi duke dëgjuar apo duke përsëritur raportet e fatkeqësive që u ndodhin të tjerëve, pavarësisht se duke bërë kështu fatkeqi mund të përfitojë. Edukatori dhe politikani amerikan Horac Man njëherë tha: ‛Të të vijë keq për ankthin është veç njerëzore; ta lehtësosh atë është e perëndishme’ [Horace Mann, Lectures on Education (1845), f. 297].

Dashuria hyjnore është të kesh durim me dikë që na ka lënë në baltë. Është t’i rezistosh impulsit për t’u ndier lehtësisht i ofenduar. Ajo është të pranosh dobësitë dhe mangësitë. Ajo është t’i pranosh njerëzit ashtu siç janë në të vërtetë. Ajo është të shohësh përtej dukjeve te tiparet që nuk do të zbehen me kalimin e kohës. Ajo do të thotë t’i rezistosh nxitjes për t’i gjykuar të tjerët.” (“Dashuria Nuk Ligështohet Kurrë”, Ensign ose Liahona, nëntor 2010, f. 124.)

Pamja
tri gra duke folur
Pamja
ikonë, shënoni

Shënojini Mendimet Tuaja

Çfarë mund të bëni për ta kërkuar më me zell dhuratën e dashurisë hyjnore e për të zhvilluar dashuri si të Krishtit për të tjerët? Kush ka nevojë ta ndiejë dashurinë e Shpëtimtarit nëpërmjet jush? Çfarë mund të bëni për ta ndihmuar këtë person që të ndiejë dashurinë e Tij?