Instituti
Mësimi 5 Materiali i Përgatitjes së Klasës: Rënia e Adamit dhe Evës dhe Dhurata e Lirisë së Zgjedhjes


“Mësimi 5 Materiali i Përgatitjes së Klasës: Rënia e Adamit dhe Evës dhe Dhurata e Lirisë së Zgjedhjes”, Mësimet dhe Doktrina e Librit të Mormonit – Materiali i Mësuesit (2021)

“Mësimi 5 Materiali i Përgatitjes së Klasës”, Mësimet dhe Doktrina e Librit të Mormonit – Materiali i Mësuesit

Mësimi 5 Materiali i Përgatitjes së Klasës

Rënia e Adamit dhe Evës dhe Dhurata e Lirisë së Zgjedhjes

Pamja
Largimi nga Kopshti i Edenit, nga Joseph Brickey

Në këtë njësi ju do të keni mundësinë të merrni parasysh mënyrën se si plani i Atit Qiellor për shëlbimin e bën të mundur që fëmijët e Tij të shpëtohen nga mëkati dhe vdekja. Teksa e studioni këtë mësim, merrni parasysh se si Rënia e Adamit dhe Evës, dhurata e lirisë së zgjedhjes dhe Shlyerja e Jezu Krishtit janë thelbësore për planin e Atit Qiellor, për t’ju shëlbuar dhe për t’ju ndihmuar që të bëheni më shumë si Ai. Presidenti Ezra Taft Benson dha mësim se “asnjë libër tjetër në botë nuk e shpjegon këtë doktrinë jetike [të Rënies dhe nevojën tonë për Krishtin] thuajse aq mirë sa Libri i Mormonit” (“The Book of Mormon and the Doctrine and Covenants”, Ensign, maj 1987, f. 85).

Pjesa 1

Përse Rënia e Adamit dhe Evës është thelbësore për përparimin tim?

Fraza “Rënie” iu referohet kushteve dhe pasojave të vdekshmërisë që iu erdhën Adamit dhe Evës dhe pasardhësve të tyre për shkak se Adami dhe Eva hëngrën nga fruta e ndaluar në Kopshtin e Edenit. Fare pak kohë para vdekjes së tij, Lehi e mësoi të birin, Jakobin, rreth Rënies dhe se si ajo ndikoi te njerëzimi. (Shih 2 Nefi 2.)

Pamja
ikonë, studioni

Studioni në Përgatitje për Orën Mësimore

Lexoni te 2 Nefi 2:19–25 dhe merrni parasysh t’i shenjoni të vërtetat që na japin mësim se përse Rënia e Adamit dhe Evës është një pjesë e domosdoshme e planit të Atit Qiellor. Ju mund të shihni edhe materialin filmik nga Libri i Mormonit “Lehi Teaches How We Might Have Joy (2 Nephi 2:16–28)” [“Lehi Jep Mësim se si Ne Mund të Kemi Gëzim (2 Nefi 2:16–28)]” (03:08).

Pamja
Adami dhe Eva, nga Douglas M. Fryer

Vini re te 2 Nefi 2:22 se nëse Adami dhe Eva nuk do të kishin zgjedhur të bënin shkelje, ata do të kishin “qëndruar [përgjithmonë] në të njëjtën gjendje që at[a] ishin pasi u krijuan”. Ata nuk do të kishin përparuar apo të përjetonin sëmundje ose vdekje. Kjo do ta kishte penguar planin e Atit Qiellor për fëmijët e Tij. Teksa shërbente si anëtar i Të Shtatëdhjetëve, Plaku Brus C. Heifën dha mësim:

Pamja
Plaku Brus C. Heifën

“Rënia nuk ishte një fatkeqësi. Ajo nuk ishte një gabim ose diçka rastësore. Ishte një pjesë e qëllimshme e planit të shpëtimit. Ne jemi ‘pasardhës’ shpirtërorë të Perëndisë [shih Veprat Apostujve 17:28], të dërguar në tokë ‘të pafajshëm’ [shih Doktrina e Besëlidhje 93:38] nga shkelja e Adamit. Sidoqoftë plani i Atit tonë na vë përpara tundimit dhe mjerimit në këtë botë të rënë si çmim për të kuptuar gëzimin e mirëfilltë. Pa shijuar hidhërimin, ne faktikisht nuk mund të kuptojmë ëmbëlsinë [shih Doktrina e Besëlidhje 29:39]. Na nevojiten disiplina dhe përmirësimi i vdekshmërisë si ‘hapi i radhës në zhvillimin [tonë]’ drejt bërjes si Ati ynë.” (“The Atonement: All for All”, Liahona, maj 2004, f. 97)

Plaku Xhefri R. Holland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, shpjegoi disa nga pasojat e Rënies:

Pamja
Plaku Xhefri R. Holland

“Vdekja fizike solli ndarjen e shpirtit nga trupi dhe vdekja shpirtërore solli largimin si të shpirtit dhe të trupit nga Perëndia. Si rrjedhojë e Rënies, të gjithë njerëzit që do të lindnin në vdekshmëri, do tʼi kalonin këto dy lloje të vdekjes. Por ne duhet të kujtojmë se Rënia ishte një pjesë thelbësore e planit hyjnor të Atit Qiellor. Pa të, asnjë fëmijë në vdekshmëri nuk do tʼiu kishte lindur Adamit dhe Evës dhe nuk do të kishte pasur asnjë familje njerëzore që të provonte kundërshtim dhe rritje, liri morale të zgjedhjes dhe gëzimin e ringjalljes, shëlbimin dhe jetën e përjetshme [shih 2 Nefi 2:22–27; Moisiu 5:11].” (Jeffrey R. Holland, Christ and the New Covenant: The Messianic Message of the Book of Mormon (1997), f. 207)

Pamja
ikonë, përsiatni

Përsiatni në Përgatitje për Orën Mësimore

Merrni parasysh se si pasojat e Rënies janë një pjesë thelbësore e planit të Perëndisë për fëmijët e Tij. Si jua siguron juve Rënia mundësinë për të përparuar shpirtërisht dhe për të përjetuar gëzim?

Pjesa 2

Si mund ta bekojë jetën time përdorimi i duhur i lirisë së zgjedhjes?

Në lidhje me mësimet e tij për Rënien, Lehi diskutoi se si liria për të zgjedhur është thelbësore për përparimin tonë në planin e shëlbimit. Ai përcaktoi se kushtet vijuese janë të domosdoshme për ta bërë të mundur lirinë e zgjedhjes. (Studioni fragmentet shoqëruese të shkrimit të shenjtë dhe merrni parasysh të shenjoni fjalë dhe fraza që na mësojnë rreth këtyre kushteve të lirisë së zgjedhjes.)

Merrni parasysh se si do të ndikonte në aftësinë tuaj për të zgjedhur dhe përparuar nëse ndonjëri nga këto kushte nuk do të gjendej në planin e Atit Qiellor.

Presidenti Tomas S. Monson foli rreth llojeve të ndryshme të zgjedhjeve që bëjmë në këtë jetë:

Pamja
Presidenti Tomas S. Monson

“Rrallë kalon një orë e ditës pa na u kërkuar të bëjmë zgjedhje të një lloji apo tjetri. Disa janë të parëndësishme, disa me ndikim më të gjerë. Disa nuk do të bëjnë ndonjë ndryshim në skemën e përjetshme të gjërave; dhe të tjera do të bëjnë ndryshim tërësor.” (“Tre Parimet e Zgjedhjes”, Liahona, nëntor 2010, f. 67)

Kujtoni se Ati Qiellor jep udhërrëfim që të na ndihmojë të bëjmë zgjedhjet tona, veçanërisht zgjedhjet më të rëndësishme. Mendoni rreth asaj se si ju ka ardhur ai udhërrëfim në të kaluarën.

Pamja
ikonë, përsiatni

Përsiatni në Përgatitje për Orën Mësimore

Mendoni rreth zgjedhjeve që keni bërë kohët e fundit. Në ç’mënyrë këto zgjedhje po ndikojnë në përparimin tuaj?

Pjesa 3

Si mund të më sjellë mua liri të vërtetë Shlyerja e Jezu Krishtit?

Pasi dha mësim mbi domosdoshmërinë e Rënies dhe të lirisë së zgjedhjes në planin e shëlbimit, Lehi u mësoi fëmijëve të tij se Shlyerja e Jezu Krishtit u jep liri fëmijëve të Perëndisë për të bërë zgjedhje me rëndësi të përjetshme.

Pamja
Shëlbuesi Hyjnor, nga Simon Dewey
Pamja
ikonë, studioni

Studioni në Përgatitje për Orën Mësimore

Lexoni te 2 Nefi 2:26–28 dhe merrni parasysh zgjedhjen që është bërë e mundur për ju, për shkak të flijimit shëlbues të Shpëtimtarit.

Duke komentuar mbi ndërveprimin ndërmjet Rënies, lirisë së zgjedhjes dhe Shlyerjes së Jezu Krishtit, Plaku Heifën dha mësim:

Pamja
Plaku Brus C. Heifën

“Adami dhe Eva mësuan vazhdimisht nga përvojat e tyre që shpesh ishin të rënda. … Sidoqoftë, për shkak të Shlyerjes [së Jezu Krishtit], ata mund të mësonin nga përvoja e tyre pa qenë të dënuar prej saj. Flijimi i Krishtit nuk është se thjesht i fshiu zgjedhjet e tyre dhe i ktheu ata në një Eden pafajësie. Ajo do të ishte një histori pa një rrjedhë ngjarjesh dhe pa rritje të karakterit. Plani i Tij është zhvillues – rresht pas rreshti, hap pas hapi, hir pas hiri.

Kështu që, nëse keni probleme në jetën tuaj, mos mendoni se ka diçka që nuk shkon me ju. Lufta me ato probleme është pikërisht në thelb të qëllimit të jetës. Ndërsa i afrohemi më shumë Perëndisë, Ai do të na i tregojë dobësitë tona dhe nëpërmjet tyre do të na bëjë më të urtë, më të fortë [shih Ethëri 12:27].” (“The Atonement: All for All”, Liahona, maj 2004, f. 97)

Pamja
Adami dhe Eva: Në Ngjashmëri, nga Walter Rane
Pamja
ikonë, shënoni

Shënojini Mendimet Tuaja

Presidenti Bojd K. Paker, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim: “Nëse liria e zgjedhjes do t’i kishte ardhur njeriut pa Shlyerjen [e Jezu Krishtit], do të kishte qenë një dhuratë fatale” (“Atonement, Agency, Accountability”, Ensign, maj 1988, f. 71). Në çfarë mënyrash Shlyerja e Jezu Krishtit ju ka lejuar që të mësoni nga zgjedhjet tuaja? Çfarë është diçka që mund të mësoni nga një mëkat që keni kryer ose një gabim që keni bërë?