Instituti
Mësimi 23 Materiali i Përgatitjes së Klasës: Bindja ndaj Urdhërimeve të Perëndisë


“Mësimi 23 Materiali i Përgatitjes së Klasës: Bindja ndaj Urdhërimeve të Perëndisë”, Mësimet dhe Doktrina e Librit të Mormonit – Materiali i Mësuesit (2021)

“Mësimi 23 Materiali i Përgatitjes së Klasës”, Mësimet dhe Doktrina e Librit të Mormonit – Materiali i Mësuesit

Mësimi 23 Materiali i Përgatitjes së Klasës

Pamja
i ri e të reja duke ecur e duke folur

Bindja ndaj Urdhërimeve të Perëndisë

Në këtë njësi ju do të keni mundësinë të merrni parasysh mënyrën se si mund ta rritni mirëbesimin tuaj në Perëndi. Një element i rëndësishëm i mirëbesimit te Perëndia është të mësosh t’u bindesh me dëshirë urdhërimeve të Tij. Çfarë rëndësie i vini zbatimit të urdhërimeve të Perëndisë? A ka ndonjë urdhërim që ju duket veçanërisht sfidues për t’u zbatuar? Ndërsa e studioni Librin e Mormonit në përgatitje për orën mësimore, përsiatni mbi qëllimin e urdhërimeve të Perëndisë dhe bekimeve që mund të merrni ndërsa synoni ta mishëroni shembullin e Shpëtimtarit ndaj bindjes.

Pjesa 1

Çfarë mund të mësoj rreth bindjes nga Jezu Krishti?

Nga Dhiata e Re ne mësojmë se Jezu Krishti shkoi te Gjon Pagëzori për t’u pagëzuar, që ata të mund “të përmbush[nin] çdo drejtësi” (Mateu 3:13–17). Siç shënohet në Librin e Mormonit, Nefi shpjegoi arsyen përse u pagëzua Jezu Krishti, i cili ishte pa mëkat (shih 2 Nefi 31:6–7).

Pamja
ikonë, studioni

Studioni në Përgatitje për Orën Mësimore

Lexoni te 2 Nefi 31:6–7, 10 dhe kërkoni karakteristika të Jezu Krishtit, të cilave Nefi ua vuri theksin.

Pamja
Gjoni duke pagëzuar Jezu Krishtin

Kur Jezu Krishti iu shfaq nefitëve në vendin Begati, Ai theksoi rëndësinë e bindjes ndaj urdhërimeve të Atit të Tij. Plaku Xhefri R. Holland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, vërejti:

Pamja
Plaku Xhefri R. Holland

“Nga të gjitha mesazhet që mund të vinin nga rrotullat e dorëshkrimeve të përjetësisë, cila ishte deklarata që solli [Shpëtimtari]? Besnikët nefitë e dëgjuan atë teksa u foli: “Unë jam drita dhe jeta e botës; dhe unë kam pirë nga ajo kupë e hidhur që Ati më dha dhe kam lartësuar Atin, duke marrë përsipër mëkatet e botës, kështu unë kam plotësuar vullnetin e Atit në të gjitha gjërat që nga fillimi” [3 Nefi 11:11]. Dyzet e katër fjalë. Thelbi i misionit të Tij tokësor. Bindje dhe besnikëri ndaj vullnetit të Atit, sado e hidhur qe kupa apo i dhimbshëm qe çmimi.” (Christ and the New Covenant [1997], f. 251)

Afër fundit të shërbesës së Tij mes nefitëve, Zoti shpalli: “Unë erdha në botë për të bërë vullnetin e Atit tim, sepse Ati im më dërgoi” (3 Nefi 27:13).

Pamja
ikonë, përsiatni

Përsiatni në Përgatitje për Orën Mësimore

Çfarë mund të mësoni rreth bindjes nga shembulli i Jezu Krishtit?

Pjesa 2

Në çfarë mënyrash mund të bekohem duke i zbatuar urdhërimet e Perëndisë?

Pak kohë pasi Lehi dhe familja e tij u larguan nga Jerusalemi për në vendin e shkretë, Lamani dhe Lemueli filluan të mërmëritnin kundër atit të tyre. I pikëlluar nga zemrat e tyre të ngurta, Nefi u lut për vëllezërit. Në përgjigje të lutjes së tij, Zoti i mësoi Nefit një të vërtetë të rëndësishme rreth bindjes. (Shih 1 Nefi 2:11–12, 18–21.)

Pamja
Nefi duke u lutur
Pamja
ikonë, studioni

Studioni në Përgatitje për Orën Mësimore

Lexoni te 1 Nefi 2:20–21 dhe kërkoni atë që mësoi Nefi rreth bindjes.

Duke folur për premtimin në këtë shkrim të shenjtë, Peshkopi Zherald Kosé, Peshkopi Kryesues, dha mësim:

Pamja
Peshkopi Zherald Kosé

“Ky premtim është qendror në historinë dhe mësimet e Librit të Mormonit. Ai shfaqet në 18 vargje të ndryshme dhe në shtatë libra nga 15 librat e tij. Edhe pse bekimi për përparimin i përmendur në këto shkrime të shenjta është kryesisht i një natyre shpirtërore, ai përfshin edhe aftësinë që njerëzit e Perëndisë të gëzojnë përparim ekonomik dhe të bëhen të mbështetur te vetja nga ana materiale.” (“The Spiritual Foundations of Church Financial Self-Reliance”, Ensign, korrik 2018, f. 46)

Pamja
Mbreti Beniamin duke predikuar nga kulla

Kur mbreti Beniamin ishte afër fundit të jetës së tij, ai e mblodhi popullin e tij së bashku që t’i jepte një predikim të fundit. Si pjesë të predikimit të tij, ai dha mësim se të gjithë ne jemi “shërbëtorë të padobishëm” dhe do të jemi gjithnjë në borxh ndaj Perëndisë (Mosia 2:20–21). Në kontekstin e borxhit tonë, mbreti Beniamin dha mësim arsyen përse Perëndia na kërkon që t’i zbatojmë urdhërimet e Tij.

Pamja
ikonë, studioni

Studioni në Përgatitje për Orën Mësimore

Lexoni te Mosia 2:22, 41 dhe merrni parasysh se si bindja ndaj urdhërimeve të Perëndisë na lejon që të përjetojmë mirësinë e Perëndisë.

Pamja
një i ri duke buzëqeshur

Duke komentuar mbi qëllimin e urdhërimeve të Perëndisë, Presidentja Xhin B. Bingham, Presidente e Përgjithshme e Shoqatës së Ndihmës, dha mësim:

Pamja
Presidentja Xhin B. Bingham

“Përse Perëndia na jep urdhërime? Për të na mbajtur të shtypur, në nënshtrim përulës ndaj Tij? Për të na hequr çfarëdo mundësie për argëtim të mirëfilltë në këtë botë? Jo, e kundërta është e vërtetë: Perëndia na ka dhënë urdhërime për shkak se Ai na do. Ai dëshiron të na e kursejë zemrën e thyer, mjerimin dhe keqardhjen. Ai e di se e vetmja mënyrë që të jemi vërtet të lumtur në këtë jetë dhe të përjetojmë gëzim të pakufishëm në botën që vjen, është të ndjekim shembullin e Jezu Krishtit ndaj bindjes së ligjeve të Perëndisë.” (“Obedience Brings Blessings” [fjalim i dhënë në kremtimin për marrjen e diplomave në Universitetin “Brigam Jang” – Havai, 21 prill 2018], speeches.byuh.edu)

Pamja
ikonë, diskutoni

Diskutoni në Përgatitje për Orën Mësimore

Me një shok/shoqe ose pjesëtar/e të familjes, diskutoni se si bindja ndaj urdhërimeve të Perëndisë e ka bekuar jetën tuaj.

Pjesa 3

Çfarë mund të mësoj rreth bindjes nga luftëtarët e rinj?

Plaku Dejvid A. Bednar, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim: “Bindja besnikërisht ndaj urdhërimeve të Perëndisë është thelbësore për marrjen e Frymës së Shenjtë”. Më pas ai iu referua luftëtarëve të rinj si një shembull i bindjes dhe tha se ne “duhet të përpiqemi fort që të bëhemi si [ata]” (“Merrni Frymën e Shenjtë”, Ensign ose Liahona, nëntor 2010, f. 96, 97).

Luftëtarët e rinj ishin fëmijë të lamanitëve që u kthyen në besim te Zoti pasi morën mësime nga bijtë e Mosias. Këta lamanitë u quajtën populli i Amonit ose anti-nefi-lehitë. Pas kthimit të tyre në besim, anti-nefi-lehitët i kishin premtuar Perëndisë se nuk do t’i përdornin më kurrë armët e tyre të luftës. (Shih Alma 23:4–7, 16–17.) Më vonë, bijtë e tyre të rinj në moshë, që nuk e kishin bërë këtë besëlidhje, zgjodhën të bashkoheshin me ushtrinë nefite dhe ta mbronin vendin e tyre. Luftëtarët e rinj dëshironin që Helamani të ishte udhëheqësi i tyre. Ata luftuan në disa beteja kundër lamanitëve. Ndonëse morën shumë plagë, mrekullisht, as edhe një prej tyre nuk vdiq në betejë. (Shih Alma 53:10–19; 57:22–25; 58:39.)

Pamja
Dy Mijë Luftëtarët e Rinj, nga Arnold Friberg
Pamja
ikonë, studioni

Studioni në Përgatitje për Orën Mësimore

Lexoni tek Alma 57:21, 27; 58:40. Duke parë përtej kontekstit të një konflikti ushtarak, shihni se çfarë mund të mësoni rreth bindjes nga shembujt e luftëtarëve të rinj.

Duke u folur prindërve rreth të mësuarit të fëmijëve të tyre për rëndësinë e bindjes, Presidenti Rasëll M. Nelson dha këshillën vijuese:

Pamja
Presidenti Rasëll M. Nelson

“Mësojini rreth besimit për të mbajtur të gjitha urdhërimet e Perëndisë, duke ditur se ato janë dhënë që të bekojnë fëmijët e Tij dhe t’u sjellin gëzim [shih 2 Nefi 2:25]. Paralajmërojini se do të hasin njerëz që përzgjedhin se cilat urdhërime do të mbajnë dhe nuk i marrin parasysh urdhërimet e tjera, të cilat vendosin t’i shkelin. Unë e quaj këtë ta trajtosh bindjen si përzgjedhja e ushqimeve në një vakt tip bufe. Ky zakon i përzgjedhjes dhe i të vendosurit, nuk do të funksionojë. Do të udhëheqë drejt mjerimit. Që të përgatitet të takohet me Perëndinë, një njeri i mban të gjitha urdhërimet e Tij. Duhet besim për t’iu bindur atyre; dhe mbajtja e urdhërimeve të Tij do ta përforcojë atë besim.” (“Të Përballosh të Ardhmen me Besim”, Ensign ose Liahona, maj 2011, f. 34)

Nganjëherë ne mund të ndihemi të mbingarkuar ndërsa përpiqemi fort t’i zbatojmë të gjitha urdhërimet e Perëndisë me përpikëri. Për të na ndihmuar që të kuptojmë se si Shpëtimtari mund ta rritë aftësinë tonë për të qenë të bindur, Plaku Bednar dha mësim:

Pamja
Plaku Dejvid A. Bednar

“Vëllezër dhe motra, është me rëndësi jetike për të gjithë ne që të kujtojmë se të përparosh në nivele që kërkojnë shpirtshmëri më të lartë e më të madhe të bindjes, nuk është thjesht një çështje [ku duhet] më shumë vendosmëri vetjake, më shumë guxim dhe më shumë vullnet i hekurt; përkundrazi, ajo arrihet nëpërmjet fuqisë aftësuese të Shlyerjes së Zotit Jezu Krisht.” (“In a State of Happiness (Mormon 7:7)” [takim shpirtëror në Universitetin “Brigam Jang” – Ajdaho, 6 janar 2004], byui.edu)

Pamja
ikonë, përsiatni

Përsiatni në Përgatitje për Orën Mësimore

Bazuar në atë që keni mësuar rreth bindjes në këtë mësim, çfarë këshille do t’i jepnit dikujt që e ka të vështirë t’i zbatojë urdhërimet?