Instituti
Mësimi 12 Materiali i Përgatitjes së Klasës: Nevoja Jonë për Rilindje Shpirtërore


“Mësimi 12 Materiali i Përgatitjes së Klasës: Nevoja Jonë për Rilindje Shpirtërore”, Mësimet dhe Doktrina e Librit të Mormonit – Materiali i Mësuesit (2021)

“Mësimi 12 Materiali i Përgatitjes së Klasës”, Mësimet dhe Doktrina e Librit të Mormonit – Materiali i Mësuesit

Mësimi 12 Materiali i Përgatitjes së Klasës

Nevoja Jonë për Rilindje Shpirtërore

Pamja
një njeri duke ecur në një livadh

Plaku Dejvid A. Bednar, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, vërejti: “Libri i Mormonit është manuali ynë i udhëzimeve ndërsa udhëtojmë në shtegun nga të qenit i keq, në të qenit i mirë, në të qenit më i mirë dhe [përpiqemi fort] për t’i ndryshuar zemrat tona” (“Shlyerja dhe Udhëtimi i Vdekshmërisë”, Liahona, prill 2012, f. 40). Në Librin e Mormonit kjo sfidë përshkruhet si rilindje shpirtërore, një ndryshim i zemrës dhe kthim në besim. Ndërsa e studioni këtë material gjatë përgatitjes për orën mësimore, merrni parasysh se si të jetuarit e doktrinës së Krishtit mund t’ju ndihmojë që ta thelloni kthimin tuaj në besim dhe të bëheni më shumë si Jezu Krishti.

Pjesa 1

Si mund ta thellojë kthimin tim në besim të jetuarit e doktrinës së Krishtit?

Përmbledhja vijuese përshkruan atë që ndodh kur ne bëhemi vërtet të kthyer në besim:

“Kthimi në besim përfshin një ndryshim në sjellje, por ai shkon përtej sjelljes; ai është një ndryshim në vetë natyrën tonë. Është një ndryshim kaq domethënës, saqë Zoti dhe profetët e Tij e quajnë atë rilindje, një ndryshim të zemrës dhe një pagëzim me zjarr.” (“Conversion”, Gospel Topics, topics.ChurchofJesusChrist.org)

Për shembull, pasi Alma i Riu u thirr për pendim nga një engjëll, ai ndjeu keqardhje të thellë për mëkatet e tij. Ndërkohë që Alma vuante, ai iu drejtua Zotit për ndihmë, mëkatet e tij iu falën dhe ai përjetoi një rilindje shpirtërore (shih Mosia 27:11–23).

Pamja
Alma i Riu duke u lutur
Pamja
ikonë, studioni

Studioni në Përgatitje për Orën Mësimore

Lexoni te Mosia 27:25–26, duke kërkuar atë që Zoti i mësoi Almës rreth nevojës për një rilindje shpirtërore.

Rilindja shpirtërore, ose kthimi në besim, nuk është një ngjarje pasive. “Kthimi në besim vjen si rezultat i përpjekjeve të drejta për ta ndjekur Shpëtimtarin. Këto përpjekje përfshijnë ushtrimin e besimit te Jezu Krishti, pendimin për mëkatin, të qenit të pagëzuar, marrjen e dhuratës së Frymës së Shenjtë dhe durimin deri në fund me besim [vënien në zbatim të doktrinës së Krishtit]” (“Conversion”, Gospel Topics, topics.ChurchofJesusChrist.org).

Përvoja e popullit të mbretit Beniamin tregon se si vënia në zbatim e doktrinës së Krishtit çon në këtë rilindje shpirtërore dhe kthim në besim te Zoti.

Pamja
Mbreti Beniamin duke bërë një predikim

Në predikimin e tij të fundit, mbreti Beniamin dha mësim se të gjithë ne jemi “shërbëtorë të padobishëm” dhe jemi “përjetë në borxh” ndaj Perëndisë (Mosia 2:21–25, 34). Ai më pas dëshmoi se ne mund të shëlbohemi vetëm nëpërmjet Jezu Krishtit. I prekur nga ky mesazh, populli i mbretit Beniamin ra në tokë me nderim dhe mahnitje (shih Mosia 3:17–4:2).

Pamja
ikonë, studioni

Studioni në Përgatitje për Orën Mësimore

Lexoni te Mosia 4:2–3 dhe kërkoni mënyrën se si populli i mbretit Beniamin e vuri në zbatim doktrinën e Krishtit dhe se çfarë bekimesh mori ai.

Ne mësojmë nga Mosia 4 se pasi populli i tij mori falje për mëkatet e veta, mbreti Beniamin e mësoi atë që të besonte në Perëndi dhe të jetonte me besim, kështu që “gjithmonë [të mund] … të mban[te] një heqje të mëkateve [të tij]” (vargu 12). Kur e përfundoi predikimin e tij, mbreti Beniamin donte të dinte a e besonte populli atë që ai i kishte mësuar (shih Mosia 5:1).

Pamja
ikonë, studioni

Studioni në Përgatitje për Orën Mësimore

Lexoni te Mosia 5:2–7, duke kërkuar atë që bëri Zoti për popullin e mbretit Beniamin kur njerëzit e vunë në zbatim doktrinën e Krishtit në jetën e tyre.

Plaku D. Tod Kristoferson, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, vërejti sa vijon rreth rilindjes shpirtërore:

Pamja
Plaku D. Tod Kristoferson

“Ju mund të pyesni: ‘Përse nuk ndodh më shpejt tek unë ky ndryshim i madh?’ Ju duhet të mbani mend që shembujt mbresëlënës të popullit të mbretit Beniamin, Almës dhe disa të tjerëve në shkrimet e shenjta, janë thjesht kështu – mbresëlënës dhe jo tipikë [shih Ezra Taft Benson, “A Mighty Change of Heart”, Ensign, tetor 1989, f. 2–5]. Për shumicën prej nesh, ndryshimet janë më graduale dhe ndodhin me kalimin e kohës. Të qenit i lindur rishtas, në ndryshim nga lindja jonë fizike, është më shumë një proces sesa një ngjarje. Dhe përfshirja në atë proces është qëllimi kryesor i vdekshmërisë.

… Le ta marrim sakramentin me denjësi çdo javë dhe le të vazhdojmë të mbështetemi te Shpirti i Shenjtë që t’i çrrënjosë mbetjet e fundit të papastërtisë brenda nesh. Unë dëshmoj se, ndërsa vazhdoni në shtegun e rilindjes shpirtërore, hiri shlyes i Jezu Krishtit do t’i largojë mëkatet tuaja dhe njollën e atyre mëkateve tek ju, tundimet do ta humbasin joshjen e tyre dhe nëpërmjet Krishtit, ju do të bëheni të shenjtë, sikurse Ai dhe Ati ynë janë të shenjtë.” (“I Lindur Përsëri”, Liahona, maj 2008, f. 78)

Presidentja Boni L. Oskarson, ish-Presidente e Përgjithshme e Të Rejave, dha mësim:

Pamja
Presidentja Boni L. Oskarson

“Ne të gjithë duhet të kërkojmë që zemrat dhe pikërisht natyrat tona të ndryshohen në mënyrë që të mos kemi më dëshirë për të ndjekur udhët e botës por të kënaqim Perëndinë. Kthimi i vërtetë në besim është një proces që ndodh gjatë një periudhe kohe dhe përfshin gatishmërinë për të ushtruar besim. … Ai kërkon përpjekje të vazhdueshme e të përditshme.” (“A Besoj?Liahona, maj 2016, f. 88)

Pamja
ikonë, shënoni

Shënojini Mendimet Tuaja

Merrni parasysh të shikoni materialin filmik “The People of King Benjamin Make a Covenant [“Populli i Mbretit Beniamin Bën një Besëlidhje] (Mosiah 5 [Mosia 5])” (03:41), dhe më pas shënoni një zotim vetjak që mund të bëni për të vazhduar në shtegun e kthimit në besim.

Pjesa 2

Si mund t’i tregoj Zotit se unë vërtet dua që të kem një ndryshim të zemrës?

Merrni parasysh se çfarë mund të mësojmë nga shembulli i anti-nefi-lehitëve rreth të qenit të qëllimshëm në përpjekjet tona për të përftuar dhe ruajtur një ndryshim të madh të zemrës. Këta ish‑lamanitë, kishin qenë “një popull [i] egër, [i] ngurtësuar dhe gjakatar; një popull që kënaqej me vrasjen e Nefitëve dhe në grabitjen dhe plaçkitjen e tyre” (Alma 17:14). Sidoqoftë, anti-nefi-lehitët e pranuan ungjillin e Jezu Krishtit kur iu mësua nga Amoni dhe vëllezërit e tij, dhe të gjithë ata që “u kthyen në besim te Zoti, nuk hoqën dorë kurrë” (Alma 23:6).

Pamja
ikonë, studioni

Studioni në Përgatitje për Orën Mësimore

Lexoni tek Alma 24:9–11, 15, 19, duke kërkuar atë që anti-nefi-lehitët bënë për ta forcuar kthimin e tyre në besim te Zoti.

Pamja
Shtegu Rafinues i Bindjes, Sakrificës dhe Përkushtimit, nga Dan Burr

Duke komentuar mbi ndryshimin e madh të zemrës që përjetoi ky popull, Plaku Bednar këshilloi:

Pamja
Plaku Dejvid A. Bednar

“Mënjanimi i ‘armëve’ të dashura të ‘rebelimit’ të tilla si egoizmi, krenaria dhe mosbindja kërkon më shumë sesa thjesht të besosh e të dish. Bindja e patundur, përulësia, pendimi dhe nënshtrimi u paraprijnë armëve tona të rebelimit. A zotërojmë ende ju dhe unë armë rebelimi që na pengojnë të kthehemi në besim te Zoti? Nëse po, atëherë duhet të pendohemi tani.” (“Të Kthyer në Besim te Zoti”, Liahona, nëntor 2012, f. 108)

Pamja
ikonë, përsiatni

Përsiatni në Përgatitje për Orën Mësimore

Çfarë “armë[sh] rebelimi” mund t’ju pengojnë nga përjetimi i një ndryshimi të zemrës?