Instituti
Mësimi 8 Materiali i Përgatitjes së Klasës: Jeta pas Vdekjes


“Mësimi 8 Materiali i Përgatitjes së Klasës: Jeta pas Vdekjes”, Mësimet dhe Doktrina e Librit të Mormonit – Materiali i Mësuesit (2021)

“Mësimi 8 Materiali i Përgatitjes së Klasës”, Mësimet dhe Doktrina e Librit të Mormonit – Materiali i Mësuesit

Mësimi 8 Materiali i Përgatitjes së Klasës

Jeta pas Vdekjes

Pamja
Qyteti i Përjetshëm, nga D. Keith Larson

Presidenti Rasëll M. Nelson dha mësim: “Ne nuk duhet ta shohim vdekjen si një armik. Me kuptueshmërinë dhe përgatitjen e plotë, besimi zë vendin e frikës. Shpresa zëvendëson dëshpërimin” (“Doors of Death”, Ensign, maj 1992, f. 74). Ndërsa e studioni këtë material të përgatitjes, merrni parasysh atë që Libri i Mormonit jep mësim rreth vdekjes dhe jetës pas vdekjes, që mund t’ju ndihmojë për t’u “përgatitur që të tako[ni] Perëndinë” (Alma 12:24).

Pjesa 1

Çfarë ndodh pasi vdesim?

Pasi Koriantoni, një bir i Alma të Riut, e kishte braktisur shërbesën dhe kishte kryer mëkat seksual, i ati i tij bisedoi me të rreth seriozitetit të veprimeve të tij. Alma kuptoi se Koriantoni shqetësohej për jetën pas vdekjes dhe ndëshkimin që e priste mëkatarin. Alma i mësoi të birit se ndërkohë që të gjithë njerëzit do të ringjallen, vetëm të drejtët do të jetojnë me Perëndinë (shih Alma 40:1, 9–10, 25–26). Ai gjithashtu shpjegoi se çfarë ndodh me shpirtrat tanë midis vdekjes dhe Ringjalljes.

Pamja
ikonë, studioni

Studioni në Përgatitje për Orën Mësimore

Ndërsa lexoni disa nga mësimet e Almës rreth botës së shpirtrave tek Alma 40:11–14, krahasoni ndryshimet ndërmjet përvojës së të drejtëve dhe përvojës së të ligjve. (Kur Alma përdori frazën “errësirë e mëtejshme”, ai po fliste për gjendjen e të ligjve ndërmjet vdekjes dhe Ringjalljes dhe nuk po i referohej gjendjes përfundimtare të Satanit dhe ndjekësve të tij. Shih Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Ferr”, scriptures.ChurchofJesusChrist.org.)

Pamja
Shpirtrat që u Urdhëruan, nga Harold I. Hopkinson

Presidenti Jozef Filding Smith dha mësim këtë rreth frazës, “çohen në shtëpi tek ai Perëndi që u dha atyre jetë”:

Pamja
Presidenti Jozef Filding Smith

“[Kjo frazë] thjesht do të thotë se ekzistencës së tyre në vdekshmëri i ka ardhur fundi dhe ata janë kthyer në botën e shpirtrave, ku janë caktuar në një vend sipas veprave të tyre me të drejtët ose të padrejtët, për të pritur atje ringjalljen.” (Joseph Fielding Smith, Answers to Gospel Questions, përmb. Joseph Fielding Smith Jr. [1958], 2:85)

Presidenti Dallin H. Ouks, i Presidencës së Parë, tha gjithashtu sa vijon rreth botës së shpirtrave:

Pamja
Presidenti Dallin H. Ouks

“Nga shkrimet e shenjta ne dimë se pasi trupat tanë vdesin, ne vazhdojmë të jetojmë si shpirtra në botën e shpirtrave. Shkrimet e shenjta gjithashtu japin mësim se kjo botë e shpirtrave ndahet midis atyre që kanë qenë ‘të drejtë’ ose ‘të vërtetë’ gjatë jetës dhe atyre që kanë qenë të ligj. Ato gjithashtu përshkruajnë mënyrën se si disa shpirtra besnikë ua mësojnë ungjillin atyre që kanë qenë të ligj apo rebelë (shih 1 Pjetër 3:19; Doktrina e Besëlidhje 138:19–20, 29, 32, 37). Më e rëndësishmja, zbulesa bashkëkohore zbulon se puna e shpëtimit shkon përpara në botën e shpirtrave (shih Doktrina e Besëlidhje 138:30–34, 58) dhe, megjithëse ne nxitemi të mos e shtyjmë pendimin tonë gjatë vdekshmërisë (shih Alma 13:27), neve na mësohet se njëfarë pendimi është i mundur atje (shih Doktrina e Besëlidhje 138:58).” (“Ki Besim tek Zoti”, Liahona, nëntor 2019, f. 26–27)

Pamja
ikonë, përsiatni

Përsiatni në Përgatitje për Orën Mësimore

Në ç’mënyrë ju ndihmon për të bërë zgjedhje të mira pasja e një kuptueshmërie të saktë për botën e shpirtrave?

Pjesa 2

Në ç’mënyrë të besuarit në Ringjallje mund të më sjellë mua shpresë?

Kur Alma dhe Amuleku iu dhanë mësim njerëzve në Amoniha, një avokat që quhej Zizrom, u përpoq të shtrembëronte fjalët e Amulekut dhe t’i minonte mësimet e tij rreth Jezu Krishtit. Si përgjigje, Amuleku dëshmoi guximshëm se Ringjallja dhe shpëtimi nga mëkati mund të vijnë vetëm nëpërmjet Jezu Krishtit.

Pamja
ikonë, studioni

Studioni në Përgatitje për Orën Mësimore

Lexoni tek Alma 11:42–44 dhe kërkoni bekimet që do të marrim nëpërmjet Ringjalljes.

Pamja
e re në karrige me rrota duke dhënë përqafim

Duke dëshmuar për rëndësinë e Ringjalljes, Presidentja Suzan W. Taner, ish-Presidente e Përgjithshme e Të Rejave, dha mësim:

Pamja
Presidentja Suzan W. Taner

“Këta trupa të shenjtë, për të cilët jemi shumë mirënjohës, vuajnë nga kufizime të natyrshme. Disa njerëz lindin me aftësi të kufizuara dhe disa vuajnë dhembjet e sëmundjes gjatë gjithë jetës së tyre. Të gjithë ne, ndërsa plakemi, ndiejmë që trupat tanë fillojnë gradualisht të humbin aftësitë. Kur kjo gjë ndodh, ne e presim me padurim ditën kur trupat tanë do të shërohen e do të jenë të shëndetshëm. Ne e presim me padurim Ringjalljen që Jezu Krishti bëri të mundur. … E di që nëpërmjet Krishtit ne mund të përjetojmë një plotësi të gëzimit që jepet vetëm kur shpirti dhe elementet lidhen në mënyrë të pandashme (shih DeB 93:33).” (“The Sanctity of the Body”, Liahona, nëntor 2005, f. 15, [“Shenjtëria e Trupit”, Konferenca e Përgjithshme Tetor 2005, f. 21].)

Pamja
ikonë, përsiatni

Përsiatni në Përgatitje për Orën Mësimore

Në ç’mënyrë pasja e një dëshmie për Ringjalljen mund t’ju ndihmojë që të përballeni me sfidat e jetës me shpresë dhe kurajë më të madhe?

Pjesa 3

Çfarë mund të bëj që të jem i/e përgatitur më mirë për ta takuar Perëndinë?

Disa vite pasi dhanë mësim në Amoniha, Alma dhe Amuleku shkuan në një mision tjetër, këtë herë te zoramitët që ishin në gjendje braktisjeje. Alma dhe Amuleku filluan të kishin sukses midis pjesës më të përulur të popullit. Pasi u dhanë mësim njerëzve që të shikonin te Jezu Krishti dhe të besonin në fuqinë e Shlyerjes së Tij, Amuleku i ftoi ata që të përgatiteshin për të takuar Perëndinë.

Pamja
ikonë, studioni

Studioni në Përgatitje për Orën Mësimore

Merrni parasysh se çfarë mund të bëni që të përgatiteni më mirë për ta takuar Perëndinë, ndërsa lexoni tek Alma 34:32–34.

Pamja
grua duke përsiatur

Duke trajtuar rëndësinë e përgatitjes sot për të takuar Perëndinë, Presidenti Henri B. Ajring, i Presidencës së Parë, dha mësim:

Pamja
Presidenti Henri B. Ajring

“Ka një rrezik në fjalët ndonjë ditë kur ajo që do të thotë është ‘jo sot’. ‘Ndonjë ditë do të pendohem.’ ‘Ndonjë ditë do ta fal.’ …

Shkrimet e shenjta e tregojnë qartë rrezikun e shtyrjes. … Kjo ditë është një dhuratë e çmuar nga Perëndia. Mendimi se ‘Ndonjë ditë unë do të’ mund të jetë një vjedhës i mundësive të kohës dhe bekimeve të përjetësisë.” (“This Day”, Liahona, maj 2007, f. 89, [“Sot”, Konferenca e Përgjithshme Prill 2007, f. 109].)

Kur Alma i Riu u dha shërbesë njerëzve në tokën e Zarahemlës, ai bëri shumë pyetje që nxitnin meditim, për t’i ndihmuar ata që të merrnin parasysh se çfarë duhet të bënin për t’u përgatitur që të qëndronin në praninë e Perëndisë (shih Alma 5).

Pamja
ikonë, studioni

Studioni në Përgatitje për Orën Mësimore

Lexoni tek Alma 5:15–17, 19, 27, 33 dhe merrni parasysh se si do t’iu përgjigjeshit pyetjeve të Almës.

Pamja
ikonë, shënoni

Shënojini Mendimet Tuaja

Pasi t’i përsiatni pyetjet e Almës, merrni parasysh se si do të mund t’i përgjigjeshit pyetjes vijuese nga Presidenti Ouks: “Nëse do të dinit se do të takonit Zotin nesër – nëpërmjet vdekjes [tuaj] të parakohshme ose nëpërmjet ardhjes ë Tij të papritur – çfarë do të bënit sot?” (“Preparation for the Second Coming”, Liahona, maj 2004, f. 9.)