Instituti
Mësimi 13 Materiali i Përgatitjes së Klasës: Mbledhja e Izraelit në Ditët e Fundit


“Mësimi 13 Materiali i Përgatitjes së Klasës: Mbledhja e Izraelit në Ditët e Fundit”, Mësimet dhe Doktrina e Librit të Mormonit – Materiali i Mësuesit (2021)

“Mësimi 13 Materiali i Përgatitjes së Klasës” Mësimet dhe Doktrina e Librit të Mormonit – Materiali i Mësuesit

Mësimi 13 Materiali i Përgatitjes së Klasës

Mbledhja e Izraelit në Ditët e Fundit

Pamja
një grup të rinjsh e të rejash

Presidenti Rasëll M. Nelson shpalli: “Zoti po e përshpejton punën e Tij që Izraeli të mblidhet. Ajo mbledhje është gjëja më e rëndësishme që po ndodh në tokë sot. Asgjë tjetër nuk krahasohet për nga madhësia, asgjë tjetër nuk krahasohet për nga rëndësia, asgjë tjetër nuk krahasohet për nga madhështia” (Rasëll M. Nelson dhe Uendi W. Nelson, “Shpresa e Izraelit” [takim shpirtëror mbarëbotëror për rininë, 3 qershor 2018], pjesë e shtuar në revistat New Era dhe Ensign, f. 4, HopeofIsrael.ChurchofJesusChrist.org). Në këtë njësi, ju do të keni një mundësi që të studioni mësime dalluese të Librit të Mormonit mbi mbledhjen e Izraelit dhe të merrni parasysh se si kjo punë e rëndësishme i sjell njerëzit te Jezu Krishti. Ndërsa studioni, kërkoni përgjegjësitë dhe mundësitë që mund të jenë tuajat, teksa merrni pjesë në mbledhjen e Izraelit.

Pjesa 1

Përse është e rëndësishme të qenit pjesë e shtëpisë së Izraelit?

Për ta kuptuar rëndësinë që ka t’i përkasësh shtëpisë së Izraelit, është e dobishme që të mësoni se si u krijua shtëpia e Izrealit. Diku pas vitit 2000 pr.K., Jezu Krishti iu shfaq Abrahamit dhe bëri një besëlidhje të përjetshme me të. Zoti iu premtoi Abrahamit dhe Sarës se pasardhësve të tyre do t’u ofroheshin të gjitha bekimet e ungjillit. Këto premtime dhe bekime janë quajtur besëlidhja e Abrahamit. (Shih Abraham 2:6–11; Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Besëlidhje e Abrahamit”, scriptures.ChurchofJesusChrist.org.)

Pamja
Abrahami në Rrafshinat e Mamreut, nga Grant Romney Clawson

Zoti e përtëriu këtë besëlidhje me të birin e Abrahamit, Isakun, dhe me nipin e tij, Jakobin. Emri i Jakobit u ndryshua prej Zotit në Izrael. Izraeli pati 12 bij, pasardhësit e të cilit njihen si shtëpia e Izraelit ose izraelitë. (Shih Zanafilla 26:24; 28:10–15; Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Izrael”, scriptures.ChurchofJesusChrist.org.)

Pamja
Jakobi duke Bekuar Bijtë e Tij (Jakobi duke Bekuar Jozefin), nga Harry Anderson

Shtëpia e Izraelit, është populli i besëlidhjes së Perëndisë. Me autoritetin e priftërisë së shenjtë, ata kanë përgjegjësinë për ta çuar ungjillin e Zotit tek të gjithë njerëzit në tokë dhe për t’i vënë në dispozicion ordinancat dhe besëlidhjet thelbësore për ata që kanë vdekur pa ungjillin.

Kur pasardhësit e drejtpërdrejtë të Izraelit besojnë te Jezu Krishti dhe e pranojnë besëlidhjen e Abrahamit, ata mblidhen në shtëpinë e Izraelit dhe bëhen pjesë e popullit të besëlidhur të Zotit. Ata që nuk janë pasardhës të drejtpërdrejtë të Abrahamit, Isakut dhe Jakobit, mund të birësohen në shtëpinë e Izraelit duke ushtruar besim te Jezu Krishti dhe duke i pranuar ordinancat dhe besëlidhjet e ungjillit të Tij (shih Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Birësim”, scriptures.ChurchofJesusChrist.org)

Pamja
hartë e kontinenteve që paraqet individë

Duke iu drejtuar anëtarëve të Kishës, Presidenti Nelson dha mësim:

Pamja
Presidenti Rasëll M. Nelson

“Ne jemi … fëmijë të besëlidhjes. Ne kemi marrë, sikurse njerëzit në lashtësi, priftërinë e shenjtë dhe ungjillin e përjetshëm. Abrahami, Isaku dhe Jakobi janë paraardhësit tanë. Ne jemi të Izraelit. Ne kemi të drejtën të marrim ungjillin, bekimet e priftërisë dhe jetën e përjetshme. Kombet e tokës do të bekohen nga përpjekjet tona dhe nga punët e pasardhësve tanë. Fara e drejtpërdrejtë e Abrahamit dhe të atyre që janë mbledhur në familjen e tij nëpërmjet birësimit, i marrin këto bekime të premtuara – bazuar në pranimin e Zotit dhe bindjes ndaj urdhërimeve të tij.” (“Children of the Covenant”, Ensign, maj 1995, f. 33)

Pamja
ikonë, përsiatni

Përsiatni në Përgatitje për Orën Mësimore

Si do t’ia shpjegoni dikujt që nuk është një anëtar/e i/e Kishës, se çfarë është shtëpia e Izraelit dhe përse është me rëndësi?

Pjesa 2

Pse duhet të marr pjesë në mbledhjen e Izraelit?

Kur Lehi i studioi fletët prej tunxhi, ai mësoi më shumë rreth gjenealogjisë së tij dhe vendit të tij në shtëpinë e Izraelit (shih 1 Nefi 5:14). Për ta ndihmuar familjen e tij që ta kuptonte rëndësinë e të qenit pjesë e shtëpisë së Izraelit, Lehi e krahasoi shtëpinë e Izraelit me një pemë ulliri. Ai shpjegoi se ashtu siç mund të thyhet një degë nga një pemë ulliri, pa ashtu edhe njerëzit e Izraelit do të thyheshin dhe do të shpërndaheshin në toka të largëta. Dhe ashtu si një degë ulliri nga një pemë mund të shartohet në një pemë tjetër dhe të bëhet pjesë e saj, po ashtu edhe Izraeli i shpërndarë si përfundim do të mblidhet bashkë dhe do të bëhet pjesë e popullit të besëlidhjes së Zotit. (Shih 1 Nefi 10:12–14.)

Pamja
një degë duke u shartuar në një pemë

Shartimi është një proces në të cilin një degë që është prerë nga një pemë, bashkohet me një pemë tjetër në mënyrë të tillë që dega të bëhet pjesë e përhershme e pemës.

Pamja
ikonë, studioni

Studioni në Përgatitje për Orën Mësimore

Lexoni te 1 Nefi 10:12–14 dhe merrni parasysh të shenjoni të vërtetat rreth mbledhjes së Izraelit. (Shënim: Në Librin e Mormonit, termi johebrenj përgjithësisht do të thotë, “kombe që janë pa ungjillin, edhe pse mund të ketë disa me gjak izraelit mes njerëzve” [Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Johebrenj”, scriptures.ChurchofJesusChrist.org].)

Jo shumë kohë pas mësimeve të Lehit për shpërndarjen dhe mbledhjen e Izraelit, Nefi i gjeti vëllezërit e tij duke u grindur me njëri-tjetrin rreth asaj që iu kishte mësuar i ati. Ata i thanë Nefit se nuk mund t’i kuptonin mësimet e Lehit rreth “degë[ve] natyrale të pemës së ullirit dhe gjithashtu në lidhje me Johebrenjtë” (1 Nefi 15:7).

Pamja
ikonë, studioni

Studioni në Përgatitje për Orën Mësimore

Lexoni shpjegimin e Nefit te 1 Nefi 15:12–15 dhe merrni parasysh të shenjoni të vërtetat që ju ndihmojnë ta kuptoni më mirë mbledhjen e Izraelit.

Për mbledhjen e Izraelit, Presidenti Nelson tha gjithashtu:

Pamja
Presidenti Rasëll M. Nelson

“Kur flasim për mbledhjen, po themi thjesht këtë të vërtetë themelore: çdonjëri nga fëmijët e Atit tonë Qiellor, në të dyja anët e velit e meriton ta dëgjojë mesazhin e ungjillit të rivendosur të Jezu Krishtit.” (“Shpresa e Izraelit”, f. 4)

Individët nga të dyja anët e velit përfshijnë ata që janë gjallë dhe ata që kanë vdekur.

Pamja
ikonë, shënoni

Shënojini Mendimet Tuaja

Merrni një minutë për të shënuar se si është bekuar jeta juaj ose jeta e pjesëtarëve të familjes suaj nga mbledhja e Izraelit. Mendoni për një person – në anën tjetër të velit – që mund të ketë nevojë të marrë bekimet e ungjillit të rivendosur të Jezu Krishtit. Shënojeni emrin e këtij personi dhe arsyen se përse ai ose ajo është i/e rëndësishëm/me për ju. Merrni parasysh se çfarë mund të bëni që ta ndihmoni këtë person t’i marrë këto bekime.

Pjesa 3

Si mund të marr pjesë në mbledhjen e Izraelit?

Jakobi, vëllai më i vogël i Nefit, dha mësim rreth shpërndarjes dhe mbledhjes së Izraelit duke cituar alegorinë e Zenosit për pemët e buta dhe të egra të ullirit. Në alegori, Zoti i kopshtit përfaqëson Jezu Krishtin dhe shërbëtorët përfaqësojnë profetët e Tij dhe dishepuj të tjerë që janë thirrur të mbledhin Izraelin. Pemët e ndryshme të ullirit të mbjella në kopsht përfaqësojnë grupe të fëmijëve të Perëndisë, përfshirë pjesëtarët e shtëpisë së Izraelit. (Shih Jakobi [LiM] 5.)

Pamja
ikonë, studioni

Studioni në Përgatitje për Orën Mësimore

Lexoni te Jakobi [LiM] 5:61–62, 70–72 dhe kërkoni atë se çfarë pret Zoti nga ata që janë thirrur të mbledhin Izraelin.

Presidenti Nelson shpjegoi se sa e thjeshtë mund të jetë të ndihmosh që Izraeli të mblidhet:

Pamja
Presidenti Rasëll M. Nelson

Në çfarëdo kohe që bëni çfarëdo gjëje që e ndihmon cilindo – në çdonjërën prej anëve të velit – të hedhë një hap drejt bërjes së besëlidhjeve jetike me Perëndinë dhe marrjes së ordinancave të veta thelbësore të pagëzimit dhe tempullit, ju po ndihmoni që Izraeli të mblidhet. Kaq e thjeshtë është.” (“Shpresa e Izraelit”, f. 8)

Pamja
ikonë, veproni

Bëni një Plan

Mendoni rreth personit – në anën tjetër të velit – për të cilin/cilën shkruat në pjesën 2. Bëni një plan të thjeshtë për atë se çfarë do të bëni për ta ndihmuar këtë person që të hedhë hapa drejt bërjes së besëlidhjeve me Perëndinë. Për shembull, ju mund ta ftoni dikë në një aktivitet Kishe ose t’i tregoni dikujt një shkrim të shenjtë, ose mund të shkarkoni dhe të filloni të përdorni programin për telefonat celularë Pema Familjare të FamilySearch‑it. Vini re se sa shumë mjete në këtë program kompjuterik mund t’ju ndihmojnë që ta mblidhni Izraelin kudo që të jeni.