Instituti
Mësimi 10 Materiali i Përgatitjes së Klasës: Pendimi dhe Falja


“Mësimi 10 Materiali i Përgatitjes së Klasës: Pendimi dhe Falja”, Mësimet dhe Doktrina e Librit të Mormonit – Materiali i Mësuesit (2021)

“Mësimi 10 Materiali i Përgatitjes së Klasës”, Mësimet dhe Doktrina e Librit të Mormonit – Materiali i Mësuesit

Mësimi 10 Materiali i Përgatitjes së Klasës

Pendimi dhe Falja

Pamja
e re duke përsiatur

Pendimi është pjesë e doktrinës së Jezu Krishtit. Është dhurata e Tij ndaj atyre që dëshirojnë të ndryshojnë dhe të pastrohen nga mëkati. A mund të kujtoni se si u ndiet kur kërkuat falje sinqerisht për diçka në të kaluarën dhe u penduat për të? Plaku Riçard G. Skot, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim: “Kujtoni, pendimi nuk është ndëshkim. Ai është një udhë e mbushur me shpresë për një të ardhme më të lavdishme” (“Fuqia Vetjake nëpërmjet Shlyerjes së Jezu Krishtit”, Liahona, nëntor 2013, f. 84). Ndërsa studioni në përgatitje për orën mësimore, përsiatni se si dhurata nga Shpëtimtari e pendimit dhe faljes ju lejon të mësoni, të rriteni dhe të bëheni më shumë si Ai.

Pjesa 1

Si mund të pendohem vërtet dhe të marr faljen e Zotit për mëkatet e mia?

Alma i Riu nuk i besonte mësimet e atit të tij, Alma Plakut. Bashkë me bijtë e mbretit Mosia, Alma i Riu, u përpoq aktivisht ta shkatërronte Kishën e Shpëtimtarit. Ndërsa qenë të përfshirë në këtë punë të ligë, një engjëll i Zotit iu shfaq atyre dhe e paralajmëroi Almën ta ndalte atë që po bënte, përndryshe do të “flake[j] tej” (Mosia 27:16). I tronditur nga kjo përvojë, Alma nuk mundi as të fliste e as të lëvizte. Bijtë e Mosias e mbartën Alma të Riun tek i ati dhe i shpjeguan se çfarë kishte ndodhur. (Shih Mosia 27:8–20.)

Pamja
Ati i Tij u Gëzua, nga Walter Rane
Pamja
ikonë, studioni

Studioni në Përgatitje për Orën Mësimore

Lexoni rreth përvojës së Alma të Riut te Mosia 27:35 dhe Alma 36:12–13, 17–21, 24. Ndërsa lexoni, merrni parasysh të shenjoni ose të bëni një listë me parime rreth pendimit dhe faljes që jepen mësim në këto fragmente. Përgatituni që t’i tregoni këto parime në klasë. Kujtoni se përvoja e Almës është më e pazakontë nga ajo që kalon shumica prej nesh kur pendohemi. Sidoqoftë, ne prapë mund të mësojmë parime të fuqishme nga këto rrëfime.

Plaku Xhefri R. Holland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, vërejti sa vijon rreth rolit kulmor të Zotit në pendimin tonë:

Pamja
Plaku Xhefri R. Holland

“Krishti është fuqia që qëndron pas gjithë pendimit. … Alma ishte prekur nga mësimi i atit të tij, por është veçanërisht e rëndësishme që profecia të cilën ai e kujtoi, ishte një profeci lidhur me ‘ardhjen e një Jezu Krishti, një Biri të Perëndisë, për të shlyer mëkatet e botës’. (Alma 36:17.) Ai është emri dhe ai është mesazhi që çdo njeri duhet të dëgjojë. … Pavarësisht se çfarë lutjesh të tjera bëjmë, pavarësisht se çfarë nevojash të tjera kemi, në njëfarë mënyre gjithçka varet nga ai përgjërim: ‘O Jezus, ti Biri i Perëndisë, ki mëshirë mbi mua’. Ai është i përgatitur për ta dhënë atë mëshirë. Ai pagoi me vetë jetën e Tij me qëllim që ta japë atë.” (However Long and Hard the Road [1985], f. 85)

Pamja
ikonë, përsiatni

Përsiatni në Përgatitje për Orën Mësimore

Përzgjidhni një nga pyetjet vijuese rreth së cilës do të donit të mësonit se si t’i jepni më mirë përgjigje:

  • Çfarë do të thotë vërtet të pendohesh? E kam kaluar procesin e hapave, por nuk ndiej ndonjë ndryshim.

  • Si mund ta gjej forcën që të ndryshoj vërtet? Jam i/e shkurajuar sepse përpiqem vërtet fort që të veproj më mirë, por thjesht vazhdoj të bëj po të njëjtat gabime.

  • Përse vallë duhet ta marr mundimin të pendohem? Mëkatet e mia janë aq të këqija, saqë nuk mund të falem.

Përsiatni mbi përvojën e Almës dhe rrëfime të tjera nga Libri i Mormonit që mund t’ju ndihmojnë t’i përgjigjeni pyetjes që zgjodhët. Ejani në klasë të përgatitur për të treguar parimet dhe fragmentet që mendoni se do ta trajtojnë më së miri këtë pyetje.

Pjesa 2

Në ç’mënyrë është pjesë e pendimit të sinqertë kur i ofrojmë Zotit një zemër të thyer dhe një shpirt të penduar?

Nefitët e jetuan ligjin e Moisiut deri pak para se Jezu Krishti t’u shfaqej atyre personalisht. Si pjesë e ligjit të Moisiut, Shpëtimtari e urdhëroi popullin e Tij që të ofronte flijime të kafshëve si një simbol të flijimit shlyes që do të bënte Ai.

Pamja
Lehi dhe familja ofroi një flijim
Pamja
ikonë, studioni

Studioni në Përgatitje për Orën Mësimore

Kur Shpëtimtari u foli nefitëve, të cilët i mbijetuan shkatërrimit që shoqëroi vdekjen e Tij, Ai shpalli se nuk do ta pranonte më flijimin e kafshëve. Lexoni te 3 Nefi 9:19–20, duke kërkuar flijimin e ri që Shpëtimtari kërkoi nga njerëzit e Tij.

Plaku Brus D. Porter, i Të Shtatëdhjetëve, shpjegoi kuptimin e frazës “një zemër të thyer dhe një shpirt të penduar” (3 Nefi 9:20):

Pamja
Plaku Brus D. Porter

“Kur mëkatojmë dhe dëshirojmë falje, një zemër e thyer dhe një shpirt i penduar do të thotë të provojmë ‘trishtimi[n] sipas Perëndisë [që] sjell pendim’ (2 Korintasve 7:10). Kjo vjen kur dëshira jonë që të pastrohemi nga mëkati, është kaq e fuqishme saqë zemra na dhemb nga hidhërimi dhe jemi të etur të ndihemi në paqe me Atin tonë në Qiell. Ata që kanë një zemër të thyer dhe një shpirt të penduar, janë të gatshëm të bëjnë çfarëdo dhe gjithçka që u kërkon Perëndia, pa qëndresë ose keqardhje. Ne ndalojmë së bëri gjërat sipas mënyrës sonë dhe, në vend të kësaj, mësojmë që t’i bëjmë sipas mënyrës së Perëndisë. Në kushte të tilla nënshtrimi, Shlyerja mund të funksionojë dhe mund të ndodhë pendimi i vërtetë.” (“N jë Zemër të Thyer dhe një Shpirt të Penduar”, Liahona, nëntor 2007, f. 32)

Pamja
e re që ndien trishtim për mëkatin
Pamja
ikonë, përsiatni

Përsiatni në Përgatitje për Orën Mësimore

Çfarë mund të bëni që t’i tregoni Zotit dëshirën tuaj të sinqertë për t’i ofruar Atij një zemër të thyer dhe një shpirt të penduar?

Pjesa 3

Përse Shpëtimtari është kaq i gatshëm të më falë për mëkatet e mia?

Gjatë mbretërimit të mbretit Mosia, “shumë nga brezi i ri” (Mosia 26:1) i bindën anëtarët e Kishës që të kryenin mëkate të rënda. I pasigurt se si ta trajtonte këtë situatë, Alma Plaku iu drejtua Zotit për udhërrëfim.

Pamja
ikonë, studioni

Studioni në Përgatitje për Orën Mësimore

Lexoni te Mosia 26:22, 30, duke kërkuar atë që Alma Plaku mësoi rreth gatishmërisë së Zotit për të falur.

Plaku Dejll G. Renland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim:

Pamja
Plaku Dejll G. Renland

“Jezu Krishti mund të falë sepse Ai pagoi çmimin për mëkatet tona [shih Isaia 53:5].

Shëlbuesi ynë zgjedh të falë për shkak të dhembshurisë, mëshirës dhe dashurisë së Tij të pakrahasueshme.

Shpëtimtari dëshiron që të falë sepse kjo është një nga cilësitë e Tij hyjnore.

Dhe, si Bariu i Mirë që Ai është, Ai është i gëzuar kur ne zgjedhim të pendohemi [shih Lluka 15:4–7; Doktrina e Besëlidhje 18:10–13].” (“Pendimi: një Zgjedhje e Gëzueshme”, Liahona, nëntor 2016, f. 123; theksimi i shtuar)

Plaku Nil L. Andersen, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, gjithashtu na e ka bërë të sigurt:

Pamja
Plaku Nil L. Andersen

“Unë mahnitem nga krahët mbështjellës të mëshirës dhe dashurisë së Shpëtimtarit për të penduarin, pavarësisht se sa egoist është mëkati i braktisur. Unë dëshmoj që Shpëtimtari është në gjendje dhe pret me padurim t’i falë mëkatet tona.” (“Pendohuni … Që të Mund t’Ju Shëroj”, Liahona, nëntor 2009, f. 40)

Pamja
ikonë, përsiatni

Përsiatni në Përgatitje për Orën Mësimore

Në ç’mënyrë mund të ndikojë në qasjen tuaj kundrejt pendimit, besimi dhe pranimi se Jezu Krishti është i gatshëm, i aftë dhe i etur që t’jua falë mëkatet dhe t’jua heqë fajin?