2008
DUKE JETUAR PËR TË PASQYRUAR MËSIMET E TIJ
Mars 2008


DUKE JETUAR PËR TË PASQYRUAR MËSIMET E TIJ

Ishte viti im i pestë duke studiuar shkencat shoqërore kur mora një mësim mbi vlerën e shembullit. Çdo herë që mësuesi ynë hynte në klasë, ai gjente një pikturë të vetes së tij – të vizatuar nga disa nga shokët e mi të klasës – në dërrasën e zezë. Dhe çdo herë, profesori do të na kërkonte ta fshinim vizatimin. Megjithatë, ai kurrë nuk tha ndonjë gjë tjetër rreth saj.

Më la shumë mbresë qëndrimi i mençur dhe i përulur i profesorit tonë dhe u bëra kureshtare se cilës kishë i përkiste. Zbulova se ai ishte një anëtar i Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme.

Vendosa të merrja mësimet e misionarëve dhe u pagëzova më 10 shtator 2000. Burri që më kishte treguar një shembull nëpërmjet mënyrës së tij të të jetuarit, u bë presidenti i degës sime.

Unë dëshmoj se Jezusi është shembulli ynë më i madh. Pasqyrimi i Tij është arsyeja që ne, si shenjtorë të ditëve të mëvonshme, të bëjmë jetë të mira. Atëherë edhe ne mund të mësojmë të tjerët me anë të shembullit.