2008
JETOJMË URDHËRIMET E TIJ
Mars 2008


JETOJMË URDHËRIMET E TIJ

Jezu Krishti është udha e vërtetë, Buka e Jetës. Është Ai që i dha bukuri gjithë krijimit për dobinë dhe ushqimin e njeriut. Ai është më i madhi mes të gjitha krijimeve të Perëndisë, Biri i Vetëmlindur në mish dhe i Parëlinduri në shpirt. Nëpërmjet Tij Ati ka treguar dashurinë e Tij të madhe për të gjithë.

Gjatë gjithë jetës sime kam marrë shumë-shumë bekime me anë të besimit tek Jezu Krishti dhe veçanërisht tek Shlyerja e shenjtë – vepra më madhështore e Zotit. Përpiqem ta tregoj dashurinë që ndiej për të duke jetuar urdhërimet e Tij.

Në këtë kohë, gruaja ime dhe unë jemi përfaqësues të Jezu Krishtit, duke shërbyer në mision kohëplotë për Të. Është gëzim mahnitës të predikosh ungjillin e Jezu Krishtit dhe të ftosh njerëzit të shkojnë drejt Tij e ta pranojnë si Shpëtimtar të tyre.