2008
PLOT E PËRPLOT ME DASHURI
Mars 2008


PLOT E PËRPLOT ME DASHURI

Pas një aksidenti të vogël, më duhet të përdor një bastun, dhe eci me ngadalë. Shkallët janë shumë të vështira për mua. Në kishë gjithmonë frikësohesha se mos bija nga shkallët – deri atë të dielë kur dëgjova një zë të butë dhe ndjeva një dorë të vogël që kishte kapur dorën time: “Eja. Do të eci me ty.”

I hodha sytë poshtë dhe pashë buzëqeshjen e sigurt të Gabrielit nëntëvjeçar.

“Shumë mirë!” i thashë. “Që tani, ti je ndihmësi im. Le të shkojmë!”

Askush nuk e dërgoi Gabrielin. Ai thjesht pa një gjyshe që kishte nevojë për ndihmë dhe u paraqit.

Tani çdo të dielë, Gabrieli dhe unë ecim pa frikë nëpër shkallë.

Më vonë u thashë prindërve të Gabrielit: “Nuk është forca fizike që ma heq frikën. Është dashuria e madhe që ai më jep çdo të dielë. Gabrieli është një gjigant mirësie!”