2008
GJETJA E LUMTURISË NËPËRMJET JEZU KRISHTIT
Mars 2008


GJETJA E LUMTURISË NËPËRMJET JEZU KRISHTIT

Jezusi tha: “Unë jam udha, e vërteta dhe jeta” (Gjoni 14:6). Nuk ka fjalë më të mira sesa të Tijat për të shprehur dëshminë time.

Kam studiuar letërsi, filozofi dhe histori në një nivel të përparuar dhe kam kuptuar se të gjitha idetë e mëdha, teoritë dhe çështjet kanë kufizimet e tyre. Po ashtu, një atë tokësor nuk mund t’i garantojë paqe, urtësi ose përjetësi, madje as fëmijës së vet.

Megjithatë, Ati ynë Qiellor i ka deklaruar botës se duke ndjekur shtegun e Krishtit, duke ndjekur shembullin e Tij dhe duke iu bindur të vërtetave të Tij të zbuluara, ne mund të arrijmë lumturi të vërtetë në këtë jetë. Dhe pas kësaj jete – kur të kthehemi në praninë e Atit tonë Qiellor – do të mund të kemi lumturi të pafund me Të.