2008
NË PRITJE TË RINGJALLJES
Mars 2008


NË PRITJE TË RINGJALLJES

Kur bashkëshortja ime e dashur u kthye në shtëpi tek Ati Qiellor, u bë e nevojshme që familja jonë të gjente një vend të përshtatshëm varrimi. Ndërsa merresha me këtë, u gjenda para një kundërshtimi kur desha të përfshija në pllakën e varrit frazën “vend prehjeje”. Kjo frazë nuk ishte në harmoni me rregulloren e administrimit të varrezave.

Kështu vijoi një përpjekje këmbëngulëse. Erdhëm në një pikë që shërbestari i kishës së cilës i përkiste vendvarrimi, pyeti lidhur me atë frazë. Pata mundësinë të jap dëshminë time se besoj në ringjalljen e vërtetë të trupit, duke cituar Shpëtimtarin: “Të gjithë ata që janë në varre do ta dëgjojnë zërin e tij dhe do të dalin prej tyre; ata që kanë bërë të mira, në ringjallje të jetës” (Gjoni 5:28–29). Dëshmova që ky varr është për ne një vend i shenjtë prehjeje deri në Ringjallje.

Atëherë shërbestari dha një sugjerim të frymëzuar: “Gdhendni, pra, këto fjalë mbi pllakën e varrit: ‘Familjet Bone dhe Leman prehen këtu në pritje të Ringjalljes’”. Ashtu u bë. Dhe bashkë me të dëshmia ime u skalit në gur.