2018
6 Simbole të Pashkës Judease që Mund ta Ndryshojnë Mënyrën se si e Shihni Pashkën [e Krishterë]
Prill 2018


6 Simbole të Pashkës Judease që Mund ta Ndryshojnë Mënyrën se si e Shihni Pashkën [e Krishterë]

Teksa e sjellim ndërmend simbolikën e Pashkës judease, kuptueshmëria dhe gëzimi ynë për realitetin e Ringjalljes do të thellohen.

Pamja
table set with passover meal

Më pëlqen shumë Pashka [e krishterë], një festë e cila përkujton Jezu Krishtin që i çliron fëmijët e Perëndisë nga skllavëria e vdekjes dhe e ferrit.

Por, 1 500 vite përpara Ringjalljes, një ditë e ngjashme e shenjtë përkujtoi Jehovën që i çliroi fëmijët e Izraelit nga skllavëria e tyre në Egjipt.

Pashka [e krishterë] përkujton flijimin shlyes të Shpëtimtarit; Pashka judease e paralajmëroi atë. Së bashku, ato mund ta thellojnë kuptueshmërinë tonë për Ringjalljen. Më poshtë janë vetëm disa lidhje midis Pashkës judease dhe Pashkës [së krishterë]:

Pashka Judease

Pashka [e Krishterë]

1. Pashka judease u përqendrua te qengji i pashkës, një mashkull pa të meta (shih Eksodi 12:5), pa kocka të thyera (shih Eksodi 12:46).

1. Jezusi është Qengji i Perëndisë (shih Gjoni 1:29), i lirë nga mëkati dhe pa kocka të thyera (shih Gjoni 19:36).

2. Buka pa maja, pa prishje (shih Bible Dictionary, “Leaven”), shoqëronte gostinë e Pashkës judease (shih Eksodi 12:8, 15).

2. Jezusi është Buka e Jetës, në të cilën nuk ka papastërti (shih Gjoni 6:35).

3. Barishte të hidhura, një simbol i skllavërisë së izraelitëve, shoqëronin gostinë e Pashkës judease (shih Eksodi 12:8).

3. Ne mund t’i nënshtrohemi skllavërisë së mëkatit, por, për shkak se Jezusi e piu kupën e hidhur (shih DeB 19:18), mund ta mposhtim [mëkatin] nëpërmjet Shlyerjes së Tij (shih 1 Korintasve 15:22).

4. Gostia e Pashkës judease duhej të hahej me nxitim (shih Eksodi 12:11).

4. Trupin e Shpëtimtarit e përgatitën me nxitim për varrimin (shih Gjoni 19:31).

5. Besimtarët, të cilët e vunë gjakun e qengjit në kornizat e dyerve të tyre, u shpëtuan nga vdekja fizike (shih Eksodi 12:7, 13).

5. Besimtarët, të cilët e marrin simbolikisht gjakun e Qengjit çdo javë gjatë sakramentit dhe “gjithmonë e kujtojnë atë” (DeB 20:77, 79), mund të shpëtohen si nga vdekja fizike ashtu edhe nga ajo shpirtërore (shih Mosia 4:2).

6. Ditën pasi u vranë të parëlindurit, çlirimi iu shpall robërve izraelitë (shih Eksodi 12:29–32).

6. Ditën pasi u vra i Parëlinduri, Jezusi u shpalli liri atyre që ishin të robëruar në Botën e Shpirtrave (shih DeB 138:18, 31, 42).