2018
Jozefin e Shesin në Egjipt
Prill 2018


Histori nga Shkrimet e Shenjta

Jozefin e Shesin në Egjipt

Pamja
Joseph Is Sold into Egypt 1
Pamja
Joseph Is Sold into Egypt 2
Pamja
Joseph Is Sold into Egypt 3

Jozefi kishte 11 vëllezër. Babai i dha atij një rrobë të gjatë e të bukur, plot ngjyra. Perëndia i tha Jozefit se ai do t’i udhëhiqte vëllezërit e tij.

Vëllezërit më të mëdhenj të Jozefit u zemëruan. Ata nuk donin që Jozefi të ishte udhëheqësi i tyre! Ata e shitën atë te njerëzit që po shkonin në Egjipt, dhe ai u bë skllav.

Jozefi punoi shumë. Ai bëri zgjedhje të mira edhe kur njerëzit gënjyen rreth tij dhe e futën në burg.

Edhe gjatë kohëve të vështira, Jozefi i mirëbesoi Perëndisë. Dhe Perëndia ishte me Jozefin. Jozefi u bë udhëheqës në Egjipt! Kur u rrit më shumë, ai ndihmoi për ta udhëhequr familjen e tij, pikërisht ashtu siç tha Perëndia se do të bënte.

Unë mund t’i mirëbesoj Perëndisë ashtu siç bëri Jozefi. Unë mund ta zgjedh të drejtën. Perëndia do të jetë me mua, çfarëdo që të ndodhë.