2018
Nëse ndiej se po e humbas besimin tim, çfarë mund të bëj për ta fituar sërish atë?
Prill 2018


Pyetje & Përgjigje

“Nëse ndiej se po e humbas besimin tim, çfarë mund të bëj për ta fituar sërish atë?”

Pamja
girl sitting on top of a mountain

Shkoni te Shkrimet e Shenjta

Nëse po has vështirësi të madhe për ta ndier Shpirtin, më ndihmon [fakti që] shkoj te shkrimet e shenjta dhe shoh besimin që ka çdo njeri. Kjo [gjë] më jep besim. Ndoshta lutjet tuaja kanë qenë me të vërtetë të shkurtra. Përpiquni t’i bëni më të sinqerta dhe Ati Qiellor do t’ju ndihmojë ta fitoni sërish besimin tuaj.

Kris B., 14 vjeç, Oregon, SHBA

Ushqejeni Farën e Besimit

E di se mund t’i lutem Atit dhe t’i kërkoj Atij që të më ndihmojë të kujdesem për bimën e besimit që po e rrit. Më duhet të bëj gjërat e nevojshme për ta ushqyer atë, si të lexoj shkrimet e shenjta, të kërkoj përvoja shpirtërore, të numëroj bekimet e mia dhe të kërkoj ndihmë nga familja ime. Në këtë mënyrë, besimi im mund të fillojë të rritet përsëri. Nuk do të ndodhë nga një ditë në tjetrën – është një proces që kërkon kohë. Më duhet të kem durim dhe mirëbesim te Zoti.

Elias B., 18 vjeç, Mendoza, Argjentinë

Jepini Zgjidhje së Bashku

Kur e ndiej se po e humbas besimin tim, unë flas me mamin e babin tim dhe ne u japim zgjidhje së bashku gjërave. Nganjëherë këndojmë këngë që na lartësojnë shpirtërisht më pas, me qëllim që ta ndiejmë Shpirtin.

Emalia C., 15 vjeçe, Kolorado, SHBA

Pyetini Prindërit Tuaj

Përveç lutjes drejtpërsëdrejti ndaj Atit Qiellor, ne mund të pyetim prindërit tanë se si mund të kthehemi tek Ai dhe ta rifitojmë besimin tonë.

Elias B., 12 vjeç, Paisandu, Uruguai

Lutuni, Afrohuni të Tjerëve dhe Lexoni

Si dikush të cilit iu lëkund besimi, ka tri gjëra që i zbulova për ta rifituar besimin. Së pari, u luta. Të luturit për forcë dhe për të ditur se çfarë duhej të bëja, funksionoi mirë. Së dyti, u tregova shokëve të ngushtë dhe ata më ndihmuan jashtëzakonisht kur isha në nevojë. Së treti, lexova shkrimet e shenjta. Shumë prej tyre lidhen me besimin dhe mund të na ndihmojnë ta rifitojmë atë.

Xhek J., 14 vjeç, Floridë, SHBA