2018
Shporta dhe Kavanozë
Prill 2018


Në Foltore

Shporta dhe Kavanozë

Pamja
Sister Okazaki

Fotografi e Motrës Okazaki, me mirësinë e Bibliotekës së Historisë së Kishës; figura të tjera nga Getty Images.

Pamja
baskets and bottles of fruit

Perëndia na ka dhënë shumë dhurata, shumë larmi dhe shumë ndryshime, por gjëja thelbësore është ajo që dimë për njëri-tjetrin – që ne të gjithë jemi fëmijët e Tij.

Sfida jonë si anëtarë të Kishës është që të gjithë ne të mësojmë nga njëri-tjetri, që të gjithë ne ta duam njëri-tjetrin dhe të rritemi së bashku.

Doktrinat e ungjillit janë të domosdoshme. Ato janë thelbësore, por fasada është sipas dëshirës. Lejomëni të tregoj një shembull të thjeshtë për të vënë në dukje ndryshimin midis doktrinave të Kishës dhe fasadës kulturore. Ja tek është një kavanoz me pjeshkë nga Juta, e përgatitur prej një shtëpiakeje nga Juta për të ushqyer familjen e saj gjatë një stine dëbore. Shtëpiaket nga Havai nuk i konservojnë frutat në kavanozë. Ato mbledhin mjaftueshëm fruta për disa ditë dhe i vendosin ato në shporta të këtilla për familjet e tyre. Kjo shportë përmban një mango, banane, një ananas dhe një papaja … të mbledhura nga një shtëpiake polineziane për të ushqyer familjen e saj në një klimë ku frutat piqen gjatë gjithë vitit.

Shporta dhe kavanozi janë enë të ndryshme, por përmbajtja është e njëjtë: fruta për një familje. A është kavanozi ena e duhur dhe shporta e gabuar? Jo, të dyja janë të duhura. Ato janë enë të përshtatshme për kulturën dhe nevojat e njerëzve. Dhe ato janë të dyja enë të përshtatshme për përmbajtjen që mbajnë, e cila është fruti.

Tani, çfarë është fruti? Pali na thotë: “Fryti i Frymës është: dashuria, gëzimi, paqja, durimi, mirëdashja, mirësia, besimi, zemërbutësia [dhe] vetëkontrolli” [Galatasve 5:22–23]. Në motërinë e Shoqatës së Ndihmës, në vëllazërinë e kuorumit të priftërisë, në mbledhjen e përbashkët nderuese për të marrë sakramentin, fryti i Frymës na bashkon në dashuri, gëzim e paqe qoftë nëse Shoqata e Ndihmës është në Taipei apo Tongë, apo nëse kuorumi i priftërisë është në Montanë apo Meksikë dhe qoftë nëse mbledhja e sakramentit është në Fixhi apo Filipine.

… Kur u thirra në Presidencën e Përgjithshme të Shoqatës së Ndihmës, Presidenti [Gordon B.] Hinkli më këshilloi: “Ju i sillni një cilësi të veçantë kësaj presidence. Ju do të mbaheni mend si dikush që përfaqëson ata që janë jashtë kufijve të Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë. … Ata do të shohin te ju një përfaqësim të unitetit të tyre me Kishën.” Ai më dha një bekim që gjuha ime të mund të zgjidhej ndërsa flisja me njerëzit.4

… [Kur fola në vende të tjera,] unë mund ta ndieja Shpirtin që i përçonte fjalët e mia në zemrën e tyre dhe mund të ndieja “fryti[n e] Frymës” që ma kthente sërish dashurinë e tyre, gëzimin e tyre dhe besimin e tyre. Unë mund ta ndieja Shpirtin që na njësonte.

Vëllezër e motra, qoftë nëse frutat tuaja janë pjeshka apo papaja dhe qoftë nëse ju i futni ato në kavanozë apo në shporta, ne ju falënderojmë që i jepni ato me dashuri. Atë në Qiell, qofshim një dhe qofshim të tutë5, unë lutem në emrin e shenjtë të Shpëtimtarit tonë, Jezu Krishtit, amen.

Shënime

  1. Chieko N. Okazaki, Lighten Up! (1993), f. 7.

  2. Shih Okazaki, Lighten Up!, f. 48–50; Gregory A. Prince, “‘There Is Always a Struggle’: An Interview with Chieko N. Okazaki”, Dialogue: A Journal of Mormon Thought, f. 45, nr. 1 (pranverë 2012): f. 114–115.

  3. “Obituary: Okazaki, Chieko”, Deseret News, 7 gusht 2011.

  4. Shih Prince, “There Is Always a Struggle”, f. 121. Gordon B. Hinkli ishte Këshilltar i Parë në Presidencën e Parë kur Motra Okazaki u thirr në vitin 1990.

  5. Shih Doktrina e Besëlidhje 38:27.