2018
Guxo të Jesh i Mirësjellshëm!
Prill 2018


Le të Shndritë Drita Jote

Guxo të Jesh i Mirësjellshëm!

Pamja
dare to be kind

Tjeta! Unë jam Klaudia dhe jetoj në Australi. Unë e lë të shndritë dritën time duke qenë e mirësjellshme me të tjerët.

Unë Dal në Mbrojtje të të Tjerëve

Një djalë në klasën time në shkollë ka vështirësi për të mësuar. Unë e mbroj atë kur njerëzit e tallin dhe e ndihmoj në klasë kur ka nevojë. Mësuesi im tha se ky është i vetmi vit shkollor kur ai ndihet pjesë e klasës së vet.

Arushi Im i Vogël prej Pellushi

Kur daja i mësueses sime vdiq, ajo ishte shumë e trishtuar. Ajo nuk di gjë për Kishën, kështu që i thashë se Ati Qiellor e do atë. I bëra asaj një kartolinë dhe i thashë se ajo do ta shohë dajën e saj përsëri. Ia dhashë asaj arushin tim të vogël e të veçantë prej pellushi për ta ndihmuar përmes çasteve të trishtuara.

Shoqe Fatlume

Fqinja ime, Olivia, ka vështirësi për të ecur, për të folur dhe për të dëgjuar. Mami i saj thotë se Olivia është me fat që ka një shoqe si unë. Unë jam me fat gjithashtu!

Të Kënduarit dhe Fryma e Shenjtë

Më pëlqen të këndoj këngë nga Children’s Songbook [Libri i Këngëve të Fëmijëve]. Familja ime thotë se kjo i ndihmon ta ndiejnë Frymën e Shenjtë. Fryma e Shenjtë më jep një ndjenjë të ngrohtë përbrenda.