2015
O, Jo! Po Tani?
Tetor 2015


O, Jo! Po Tani?

Pamja
Product Shot from October 2015 Liahona

Ajo mund të ndodhë kudo në shtëpi, në shkollë ose në shtëpinë e një shoku. Papritmas ti shikon diçka që e di se nuk është e mirë në një telefon, televizor, kompjuter apo aparat lojërash ose në një libër apo revistë. Tani çfarë mund të bësh për t’u ndier më mirë?

  • Largohu prej saj. Fike. Hiqe nga duart. Trajtoje sikur është helm për trurin tënd sepse e tillë është.

  • Tregoji mamit ose babit. Prindërit të njohin më së miri dhe dëshirojnë të të ndihmojnë që të jesh i sigurt dhe i lumtur. Mos u turpëro. Ajo që të ndodhi ty, i ndodh ndonjëherë thuajse kujtdo.

  • Vazhdo të flasësh. Mund të të ndihmojë t’i thuash mamit ose babit sa herë që ndonjë gjë që e pe gjatë ditës të bëri të ndiheshe në siklet. Prindërit mund të të ndihmojnë të bësh një plan për ta mbrojtur veten nga të parit e gjërave të papërshtatshme. Në ndihesh i zënë në kurth, i shqetësuar apo sikur do të shohësh prapë diçka të papërshtatshme, sigurohu që t’u tregosh atyre edhe për këtë.

  • Mos rri ulur duarkryq. Shiko ose lexo diçka të mirë. Bëj diçka gjallëruese. Bëj një vepër të mirë. Shko të rrish pranë familjes apo shokëve.

  • Kujtohu se cili je. Ti nuk je i keq për shkak të asaj që pe. Ti je një fëmijë i Perëndisë dhe Ai të do e dëshiron të të ndihmojë që të jesh i sigurt dhe i lumtur.

  • Lëre të shkojë. Përfytyroje veten sikur po lëshon një tullumbace dhe po e shikon të pluskojë teksa largohet. Përpiqu të qetësohesh e ta heqësh nga mendja atë që pe të pluskojë jashtë. Tani përfytyro tempullin, familjen tënde ose diçka tjetër që do fort ta shohësh.

Ilustrimet nga Shawna J. C. Tenney