2015
Bileta e Parkingut
Tetor 2015


Bileta e Parkingut

Autorja jeton në Baja Kalifornia, Meksikë.

Pamja
illustration of girl walking toward her car.

Fatima!

Ilustrimi nga Bryan Beach

Unë shkova në kinema me disa miq të mi nga kisha. Kur u futëm te kompleksi, na u dha një biletë për vendin e parkimit. Pasi mbaroi filmi, pamë se e patëm humbur biletën e parkimit. Fillimisht ne menduam se thjesht mund ta paguanim biletën, por asnjë nga ne nuk i kishte 180 pezos që duheshin për gjobën.

Pasoja e mospagimit të parkimit ishte heqja e makinës me karrotrec nga kompleksi, që do të ishte edhe më kushtueshme. Dëshpërimi i mbuloi miqtë e mi, veçanërisht atë që po e drejtonte makinën, pasi ishte e babait të tij. Unë u mënjanova pak për të bërë një lutje. I kërkova Atit Qiellor me tërë besimin e përulësinë time që të na jepte një mënyrë për zgjidhjen e problemit dhe kthimin e sigurt në shtëpitë tona. Unë nuk do ta harroj kurrë atë që ndodhi vetëm pak sekonda pasi mbarova lutjen.

Ndërsa po kthehesha duke ecur drejt makinës, dikush pas meje filloi të thërriste emrin tim. Ishte Franciskoja, një mik nga shkolla e mesme. Ai më pyeti se çfarë po bëja dhe i tregova se çfarë pati ndodhur. Pa ngurrim, ai nxori portofolin dhe më dha para të mjaftueshme për të paguar biletën e humbur. Ky veprim bujarie ishte një përgjigje e menjëhershme e lutjeve të mia ndaj Atit Qiellor.

Franciskoja mund të mos e dijë kurrë se çfarë ndihme të madhe na dha, por unë di që do të jem thellësisht mirënjohëse gjatë gjithë jetës.

Ndonjëherë mënyrat se si Ati Qiellor u përgjigjet lutjeve tona janë befasuese, por rastësitë nuk ekzistojnë. Ati ynë Qiellor dhe Jezu Krishti na njohin përsosurisht dhe lëvizin fijet e jetës sonë.

Unë e di se kur jetojmë me drejtësi, ne gëzojmë bekime të panumërta që vetëm Ati Qiellor mund të na i japë, përfshirë premtimin e Tij për ne se “në qoftë se i bë[jmë] këto gjëra, [ne] do të ngrihe[mi] në ditën e fundit” (Alma 37:37).