2015
Kungujt e Polit
Tetor 2015


Për Fëmijët e Vegjël

Kungujt e Polit

Autori jeton në Juta, SHBA.

Pamja
Product Shot from October 2015 Liahona
Pamja
Product Shot from October 2015 Liahona
Pamja
Product Shot from October 2015 Liahona

Poli po ndihmonte babin për të mbjellë në kopsht. Ai dëshironte që vëllai i tij, Eriku, të ishte këtu për t’i ndihmuar. Por Eriku ishte larg në një mision.

“Nuk do të jem kurrë i madh si Eriku”, tha Poli. “Si mund të shkoj në një mision si ai?”

“Mos u shqetëso”, tha babi. “Ti do të rritesh.”

Babi i dha Polit disa fara kungulli. Ai e ndihmoi Polin që t’i mbillte.

“Këto fara të vogla do të rriten [e të bëhen] kunguj të mëdhenj?” pyeti Poli.

“Nëse kujdesesh mirë për to”, tha babi.

Poli shkoi çdo ditë që të kujdesej për kopshtin. Ai e ujiti dhe shpejt mbinë filiza të rinj. Gjethet u bënë më të mëdha. Poli i shkuli me kujdes barërat e këqija.

Në vjeshtë, bimët e tij të kungujve ishin rritur. Dhe kishte kunguj të mëdhenj portokalli!

Poli e mori babin që t’ia tregonte. “Ti u kujdese shumë për bimët e tua të kungujve”, tha babi.

“Po! Dhe do të kujdesem shumë për veten, që edhe unë të mund të rritem.” Poli buzëqeshi. “Dhe kur të rritem, mund të shkoj në një mision pikërisht si Eriku!”

Ilustrimet nga Amy Wummer