2015
Pjetri, Korneli dhe Engjëlli
Tetor 2015


Koha e Shkrimit të Shenjtë

Pjetri, Korneli dhe Engjëlli

Autorja jeton në Juta, SHBA.

Mësoni së bashku rreth Dhiatës së Re këtë vit!

Pamja
Product Shot from October 2015 Liahona

Pasi Jezusi u ringjall dhe u kthye në qiell, Pjetri dhe Apostujt e tjerë predikuan në shumë vende, por vetëm te judenjtë.

Korneli ishte një oficer në ushtrinë romake. Ai besonte në Perëndi, por nuk ishte jude. Një engjëll iu shfaq atij dhe i tha të dërgonte njerëz që të thërrisnin Pjetrin. Korneli i dërgoi burrat e tij për të gjetur Pjetrin dhe Fryma e Shenjtë i tha Pjetrit të shkonte me ta.

Në shtëpinë e Kornelit, Pjetri u dha mësim shumë njerëzve që qenë mbledhur atje. Ai u tregoi rreth ungjillit të Jezu Krishtit dhe ata e ndien Frymën e Shenjtë dhe e dinin se ishte i vërtetë. Kur miqtë e Pjetrit zbuluan se ai kishte predikuar te njerëz që nuk qenë judenj, ata u tronditën. Por Pjetri u tha se ai kishte mësuar se ungjilli i Jezu Krishtit është për këdo. (Shih Veprat e Apostujve 10:1–48; 11:1–18.)

Majtas: ilustrim nga Craig Stapley; djathtas: detaj nga Pamja e Krishtit, nga Heinrich Hofmann, me mirësinë e C. Harrison Conroy Co.