2015
Tiparet Hyjnore të Jezu Krishtit: I Mbushur me Dashuri Hyjnore dhe Dashuri
Tetor 2015


Mesazhi i Vizitave Mësimore

Tiparet Hyjnore të Jezu Krishtit: I Mbushur me Dashuri Hyjnore dhe Dashuri

Studiojeni këtë material me lutje dhe kërkoni të dini se çfarë të tregoni. Në ç’mënyrë të kuptuarit e tipareve hyjnore të Shpëtimtarit do ta rritë besimin tuaj tek Ai dhe do t’i bekojë ato për të cilat kujdeseni nëpërmjet vizitës mësimore? Për më tepër informacion, shkoni te reliefsociety.lds.org.

Besim, Familje, Ndihmë

Pamja
Visiting teachers with an elderly woman.

Ndikimi i Grave të Drejta, nga Xhuli Roxhers

Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta e përkufizon dashurinë hyjnore si “lloji[n] më [të] lartë, më fisnik, më [të] fuqishëm [të] dashurisë” (“Dashuria Hyjnore”). Ajo është dashuria e pastër e Jezu Krishtit. Ndërsa mësojmë për Jezu Krishtin dhe orvatemi të bëhemi si Ai, ne do të fillojmë ta ndiejmë dashurinë e Tij të pastër në jetën tonë dhe të marrim shtysë për t’i dashur të tjerët e shërbyer atyre siç do të bënte ai. “Dashuria hyjnore është të kesh durim me dikë që na ka lënë në baltë”, tha Presidenti Tomas S. Monson. “Është t’i rezistosh impulsit për t’u ndier lehtësisht i ofenduar. Ajo është të pranosh dobësitë dhe mangësitë. Ajo është t’i pranosh njerëzit ashtu siç janë në të vërtetë. Ajo është të shohësh përtej dukjeve te tiparet që nuk do të zbehen me kalimin e kohës. Ajo është t’i rezistosh impulsit për të klasifikuar të tjerët.”1

Në Librin e Mormonit ne mësojmë të vërtetën e madhërishme që ne i “lut[emi] Atit me gjithë fuqinë e zemrës …, që të mbushe[m]i me këtë dashuri që ai ua jep të gjithë atyre që janë pasues të vërtetë të Birit të tij Jezu Krisht; që [ne] të mund të bëhe[m]i bijtë e [bijat e] Perëndisë; që kur ai të shfaqet, ne të jemi si ai, pasi ne do ta shohim atë ashtu sikurse është; që të mund të kemi këtë shpresë; që ne të mund të pastrohemi, madje ashtu si ai është i pastër” (Moroni 7:48).

Shkrime të Shenjta Shtesë

Gjoni 13:34–35; 1 Korintasve 13:1–13; 1 Nefi 11:21–23; Ethëri 12:33–34

Nga Historia Jonë

“Një motër që sapo kishte mbetur e ve, ishte mirënjohëse për mësueset vizitore që vajtuan me të dhe e ngushëlluan atë. Ajo shkroi: ‘Kisha nevojë me dëshpërim për dikë ku mund të drejtohesha; dikë që do të më dëgjonte. … Dhe ato më dëgjuan. Ato më ngushëlluan. Ato qanë me mua. Dhe ato më përqafuan … [e] më ndihmuan për të dalë nga dëshpërimi dhe depresioni i thellë i atyre pak muajve të parë të vetmisë.’

Një grua tjetër i përmblodhi ndjenjat e saj kur qe marrëse e dashurisë së vërtetë hyjnore nga një mësuese vizitore: ‘E dija se isha më shumë se sa thjesht një numër në regjistër që të vizitohesha prej saj. … Unë e dija se ajo interesohej për mua.’”2

Si këto motra, shumë shenjtorë përqark botës mund të japin prova për vërtetësinë e këtij pohimi nga Presidenti Bojd K. Paker (1924–2015), Presidenti i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve: “Sa ngushëlluese është të dish se pavarësisht se ku [mund] të shkojë [një familje], një familje e Kishës i pret ata. Që prej ditës kur vijnë, ai do t’i përkasë një kuorumi priftërie dhe ajo do t’i përkasë Shoqatës së Ndihmës.”3

Shënime

  1. Tomas S. Monson, “Dashuria Nuk Ligështohet Kurrë”, Liahona, nëntor 2010, f. 124.

  2. Daughters in My Kingdom: The History and Work of Relief Society (2011), f. 119–120.

  3. Daughters in My Kingdom, f. 87.