2015
Një Thirrje Telefonike në Kohë
Tetor 2015


Një Thirrje Telefonike në Kohë

Autori jeton në Taiçung, Tajvan.

Pamja
Illustration depicting a woman and young woman talking on their cell phones.

Duke u rritur, unë nuk besoja se kishte Perëndi. Jeta ime ishte plot trazira dhe në ditët e mia më të këqija isha aq i depresuar saqë doja t’i jepja fund jetës. Kjo ishte koha kur misionarët erdhën duke trokitur në derën time. Ungjilli ishte saktësisht ajo çka kisha nevojë; unë u tërhoqa pas tij si magnet.

Sprovat e mia nuk mbaruan pasi u bashkova me Kishën, por unë isha në një pozitë më të mirë për t’i rezistuar ndikimit të kundërshtarit. Për herë të parë, unë e dija se çfarë ndjenjash të jepte lumturia.

Sidoqoftë, depresioni nuk e lironte lehtësisht ngulmin e vet. Në një pikë unë doja të dorëzohesha përsëri. Në atë çast motra Ting, bashkëshortja e peshkopit, telefonoi. Ajo më tha se kishte një ndjesi se kishte nevojë të më telefononte. Ajo pyeti se si po ia kaloja. Unë i hapa zemrën asaj. Për mua ajo ishte një engjëll i dërguar nga Perëndia.

Ajo ndodhi më dha fuqi. Besimi im po forcohej. Unë ndieja se mund ta pushtoja vdekjen. Unë ndihesha i çliruar, siç thuhet tek Alma 36:2–3:

“Ata qenë në robëri dhe askush nuk mund t’i çlironte përveçse … Perëndi[së]. …

… Se kushdo që vë besimin e tij në Perëndi, do të përkrahet në sprovat e tij dhe në vështirësitë e tij dhe në mjerimet e tij dhe do të ngrihet në ditën e fundit.”

Unë kam ende sprova, por nuk do mund të mundem lehtë përsëri. Perëndia më ka mbështetur ndër gjithë sprovat dhe telashet e mia. Ai më ka shpëtuar nga burgu dhe robëria shpirtërore, madje nga vdekja. Ai është Shpëtimtari im.