2015
Kërkimi Im për të Vërtetën
Tetor 2015


Kërkimi Im për të Vërtetën

Autori jeton në Kaliforni, SHBA.

Mua gjithmonë më kishin mësuar se nuk kishte gjë të tillë si Perëndia, por vendosa ta gjej vetë.

Pamja
illustration of young men and a woman talking

Ilustrimi nga Dan Burr

Duke pas qenë rritur në një vend aziatik me konkurrencë dhe jo fetar, unë kam pasur gjithmonë një dëshirë të madhe për t’u bërë një person i suksesshëm, por nuk kisha ndonjë parim apo të vërtetë të përhershme që të më udhëhiqte. Në vendin tim, “i suksesshëm” nënkupton të qenit i pasur dhe i fuqishëm.

Prindërit e mi gjithmonë më kishin mësuar se nuk kishte gjë të tillë si Perëndia. Për ta, feja apo Perëndia ishte një dëng dokrrash dhe vetëm për njerëzit e dobët. Për një kohë të gjatë unë e konsideroja veten ateist. Ata më mësuan se nuk duhej t’i besoja askujt përveç vetes. Kështu, që në moshë të re, unë i kam përdorur ambiciet e mia si shtysë për të studiuar dhe punuar fort në mënyrë të skajshme.

Prindërit e mi kishin pritshmëri të larta për mua. Ata donin që unë të kisha nota të larta gjithë kohën. Unë dëshpërohesha kur shihja fytyrat e tyre të zhgënjyera ose i dëgjoja të grindeshin me njëri-tjetrin kur merrja notë të keqe. Bashkë me punën time të zakonshme të shkollës, unë duhej gjithashtu të bëja detyra shtëpie shtesë në fundjavë që të mund ta mbaja 10 mesataren.

Edhe pas përmbushjes së objektivave që kisha vendosur, përsëri ndieja se kishte diçka tjetër për t’u përmbushur në jetën time. Thellë në zemrën time, e dija se sigurisht duhej të kishte më shumë.

Një ditë vendosa se do të më duhej ta gjeja vetë nëse kishte vërtet një Perëndi. Nëse Ai ekzistonte vërtet, unë doja ta dija se çfarë Ai donte për mua ose nëse feja ishte thjesht një dëng dokrrash të krijuara nga fantazia e qenieve njerëzore. Unë nuk kisha frikë të merrja cilëndo nga këto dy përgjigje. Unë thjesht doja të vërtetën.

Rreth po asaj kohe, unë u bëra mik i ngushtë me një nga shokët e mi të skuadrës së basketbollit që quhej Tejlor. Një mëngjes i kërkova atij për një rrugëtim për në shkollë. Ai tha po, por do më të duhej të ngrihesha një orë më herët për të shkuar në seminar me të. Unë thashë pa qejf po, duke mos ditur se çfarë ishte. Mua më pëlqeu seminari, edhe pse më shumë nga ajo që ndjeva sesa nga ajo që mësova.

Shpejt pas asaj, Tejlori më ftoi që të shkoja në kishë me të. Në fillim mendova se kisha ishte pak e mërzitshme dhe e çuditshme, por përfundimisht u preka nga ndjesia e ngrohtë dhe paqësore që ndjeva gjatë shërbimit.

Sidoqoftë, unë ende nuk isha i bindur se ndjesia e mirë kishte ndonjë lidhje me Perëndinë. Si e mësova se ajo nuk erdhi nga vetja? Si e mësova se nuk isha unë që bëra të ndihesha ashtu?

Pas shumë debatesh me veten, unë shkova te nëna e Tejlorit në kërkim të përgjigjeve. Ajo më tregoi se unë mund t’i merrja përgjigjet duke lexuar shkrimet e shenjta dhe duke u lutur rreth përgjigjeve për të cilat po kërkoja. Unë u luta pa marrë ndonjë përgjigje dhe u përpoqa t’i respektoja rregullat dhe urdhërimet rreth të cilave po mësoja. Unë u bëra shumë herë i pashpresë. Unë prisja një shfaqje të mrekullueshme dhe dramatike të Perëndisë ose një lloj mrekullie që të provonte se Perëndia ishte i vërtetë. Në thelb, unë doja një dëshmi të patundur njëherësh. E vërteta është, sa më shumë lutesha, aq më shumë qartësi ndieja në jetën time. Sa më shumë i ndiqja urdhërimet, aq më i lumtur bëhesha. Sa më shumë i lexoja shkrimet e shenjta, aq më shumë zbulesë merrja. Gradualisht, dëshmia ime rritej, si ngritja e diellit në mëngjes.

M’u deshën dy vjet që të vendosja të pagëzohem anëtar i Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. Edhe pse jetoja shumë standarde dhe parime të mira morale më parë, unë mund të them tani se kam gjetur të vërtetën e përjetshme dhe themelore: Perëndia jeton. Jezusi është Krishti, Shpëtimtari dhe Shëlbuesi ynë. Qiejt janë hapur. Një profet i Perëndisë ecën në tokë sot. Shlyerja e Jezu Krishtit është e vërtetë. Perëndia vërtet i fal të gjithë mëkatarët e penduar. Unë mund të mos jem aq i zgjuar ose me aq dhunti sa njerëz të tjerë, por njohuria që kam është e paçmueshme.