2015
Ushqejeni Pishtarin Tuaj: Prova 30‑Ditore
Tetor 2015


Rinia

Ushqejeni Pishtarin Tuaj: Prova 30‑Ditore

Për rininë e Kishës me jetë të ngarkuar, mund të jetë e lehtë të ngecet në një vazhdë rutine, veçanërisht me gjërat shpirtërore. Ne i lexojmë shkrimet tona të shenjta, lutemi dhe adhurojmë në të njëjtën mënyrë thuajse çdo ditë dhe pastaj vrasim mendjen pse na duket sikur jemi në një rënie shpirtërore.

Një nga mënyrat më të mira për ta mbajtur pishtarin tuaj shpirtëror duke flakëruar ndritshëm, është të siguroheni se po kaloni përvoja domethënëse shpirtërore. Por ajo është me e lehtë të thuhet sesa të bëhet, prandaj këtu gjendet një sugjerim për t’ju ndihmuar të vazhdoni të përparoni shpirtërisht: Mendoni për një veprimtari të lidhur me ungjillin që nuk e keni bërë kurrë (apo e bëni rrallëherë), dhe zotohuni që ta bëni atë për çdo ditë të muajit. Mund ta filloni me gjëra të vogla sepse do të zbuloni se është më e lehtë që ndryshimet e vogla të kthehen në ndryshime të përhershme. Bërja e gjërave që na nxjerrin nga zona e rehatisë shpirtërore, mund të kërkojë më tepër besim e përpjekje nga ana jonë por, kur i bëjmë ato, ne po e ftojmë Frymën e Shenjtë të jetë me ne dhe po tregojmë besim më të madh tek Ati Qiellor dhe një dëshirë për të shkuar më pranë Tij. Këtu janë disa ide për të filluar: