2020
Duke Parë Drejt së Ardhmes, Ngritur nga e Shkuara
Janar 2020


Duke Parë Drejt së Ardhmes, Ngritur nga e Shkuara

Pamja
young man at church

Për pjesën më të madhe të botës, viti i ri është një kohë për të menduar për të ardhmen. Por është gjithashtu një kohë për të mësuar nga e shkuara. Në këtë kryqëzim të asaj se ku kemi qenë dhe asaj se ku po shkojmë, ne gjejmë mundësi për t’u rritur.

Me këtë frymë, ky botim jo vetëm që paraqet disa ndryshime te reja emocionuese për të ardhmen, por gjithashtu e eksploron të shkuarën tonë në mënyrë që të kuptojmë pjesën tonë tek e ardhmja.

Këtë vit përkujtojmë 200-vjetorin e Vegimit të Parë. Presidenca e Parë dhe të tjerë kanë përgatitur një seri artikujsh që shqyrtojnë të shkuarën dhe na ndihmojnë t’i japim formë së ardhmes sonë. Këtë muaj Presidenti M. Rasëll Ballard, Presidenti Veprues i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, na ndihmon ta kuptojmë vendin tonë në Rivendosjen që vazhdon të mbretërisë së Perëndisë dhe përpjekjet e Tij për të na përgatitur për Ardhjen e Dytë (shihni faqen 12).

Duke parë drejt së ardhmes, ky botim siguron gjithashtu burime për përpjekjen e re të Kishës për t’i përkrahur fëmijët dhe të rinjtë e të rejat (shihni faqet 20 dhe 26) dhe njofton fillimin e kursit të studimi të Librit të Mormonit për individët dhe familjet (shihni faqet 34 dhe 38). Përmbajtja jonë për rininë paraqet temën e re të rinisë (shihni faqet 56 dhe 60).

Ne shpresojmë që Liahona të vazhdojë të jetë një burim i vlefshëm për t’ju përkrahur në studimin e ungjillit të përqendruar te shtëpia ndërsa shkojmë përpara së bashku të shtyrë nga përparimi në të shkuarën.

Adam C. Olson

Redaktor Përgjegjës