2020
Veproni me Besim
Janar 2020


Veproni me Besim

Pamja
2020 youth theme

Tema jonë këtë vit përqendrohet te fjalët “shko dhe … bëj”, një deklaratë e fuqishme e dhënë nga profeti besnik në Librin e Mormonit, Nefi, te 1 Nefi 3:7. Por ndoshta pjesa më ngushëlluese e këtij vargu vjen kur Nefi na mëson se Zoti përherë do të “përgatit[ë] një udhë” që puna e Tij të përmbushet.

Bindja se Perëndia do të përgatitë udhën për ju kërkon besim të thellë. Nefi e dinte se nëse Perëndia i kërkonte atij të bënte diçka, Perëndia gjithashtu do ta ndihmonte që ta përmbushte detyrën. Dhe ne e dimë se për shkak të besimit dhe mirëbesimit të Nefit në Zot, ai ishte në gjendje t’i merrte me sukses fletët prej tunxhi.

Ashtu si Nefi, ne mund të kemi besimin për të “shk[uar] dhe … bë[rë]”. Ju mund të mos e kuptoni gjithnjë “arsyen” pas udhëzimeve nga udhëheqësit e Kishës ose prindërit apo qoftë nxitjet nga Fryma e Shenjtë. Ato nuk do të ketë përherë kuptim ose edhe mund të duken të pamundura për t’u përmbushur. Por “me Perëndinë asgjë s’është e pamundshme” (Lluka 1:37). Ndërsa bëni përpara me besim, ju do të zbuloni se Perëndia ka përherë një arsye dhe një plan.

Pamja
young woman walking toward a door

Perëndia nuk do t’ju kërkojë asnjëherë që të bëni diçka që Ai e di se nuk mund ta bëni. Ai asnjëherë nuk do t’ju japë një detyrë që nuk mund ta bëni. Por Ai mund t’ju kërkojë të bëni diçka që kërkon besim dhe mbështetje të fortë te Shpirti për udhërrëfim.

Çelësi për të kërkuar besim për të “shk[uar] dhe … bë[rë]” është zhvillimi i mirëbesimit. Kur keni mirëbesim te Zoti, ju besoni se Ai do t’ju ndihmojë që ta përmbushni çdo detyrë. Mendoni për këtë – ju u dërguat në tokë në këtë kohë sepse jeni gati dhe të aftë për ta bërë punën e Zotit këtu dhe tani. Ju jeni zgjedhur për të jetuar në këtë kohë sepse Zoti ju mirëbeson.

Bekimet që merrni ngaqë veproni me besim dhe mirëbesim janë të pabesueshme. Ju do të arrini të njihni identitetin dhe qëllimin tuaj nga një këndvështrim më i madh dhe më i përqendruar; do ta rritni mirëbesimin tuaj te Jezu Krishti dhe Shlyerja e Tij; dhe do ta dini se, me ndihmën e Zotit, keni arritur mjaftueshëm.