2020
Si Ishte Jerusalemi në Kohën e Lehit?
Janar 2020


Eja, Më Ndiq: Libri i Mormonit

Si Ishte Jerusalemi në Kohën e Lehit?

6–12 Janar 1 Nefi 1–7

Pamja
Photograph of Jerusalem

Fotografia nga Getty Images

Kryeqyteti i mbretërisë së Judës, i mbushur me intriga politike dhe ligësi. Dekadat e shkuara kanë qenë veçanërisht shkatërruese. Mbretërit e Judës u vranë ose u kapën robër; judenjtë u çuan në Babiloni; profetët, të tillë si Jeremia, u kërcënuan dhe u futën në burg. Nuk është çudi që Zoti i tha Lehit të arratisej (shih 1 Nefi 2:1–2).

  • Popullsia: 25 000 (e madhe për standardet e lashta)

  • Terreni: shkretëtira, lugina pjellore, kodra të pjerrëta

  • Monedha: paraja sipas peshës (argjend, bakër, ar; jo monedha)

  • Gjuha: Hebraisht

  • Fuqia punëtore: zejtarë, tregtarë, skllevër (të konsideruar pjesëtarë të familjes); shumica gjithashtu fshatarë

  • Ushqimet: fruta, bukë, ullinj, fiq, gjellë me mish dhe perime

  • Veshjet: prej leshi të papërpunuar, sandale; rroba të bardha për priftërinjtë

  • Feja: e korruptuar, idhulltare; profetë të rremë që shpallin paqe; një bri cjapi i përdorur si bori shpall lutjen e përditshme

  • Struktura shoqërore: patriarkale, duke përfshirë pleqtë e qytetit, kryetarët e familjeve dhe të shkëlqyerit ose “burrat të një prejardhjeje të mirë”

  • Familjet: vatrat familjare përbëhen nga shtëpi të shumta që vendosen përreth një oborri, të udhëhequra nga babai. Përfshijnë familjet e bijve, bijat dhe tetot e pamartuara, si dhe të afërmit e moshuar.

  • Ushtria: nuk ka ushtri për kohën e tanishme. Ushtarët që gjenden janë babilonas, të cilëve Juda u paguan haraç.