2020
Përshëndetje nga Mongolia
Janar 2020


Përshëndetje nga Mongolia!

Ne jemi Margo dhe Paolo. Ne po udhëtojmë përreth botës për të mësuar për fëmijët e Perëndisë. Bashkohu me ne teksa vizitojmë Mongolinë!

Pamja
Hello from Mongolia

Mongolia është në Azi, midis Kinës dhe Rusisë.

Ka rreth 3 milion njerëz në Mongoli dhe rreth 12 000 anëtarë të Kishës. Çfarë vë re te kjo fotografi që është njësoj në familjen tënde? Çfarë është e ndryshme?

Ky është Mopmohpi Hom, Libri i Mormonit.

Në Mongoli ka më shumë kuaj sesa njerëz! Festivalet mongole kanë gara me kuaj, gjuajtjen me hark, sportin e mundjes, vallëzimin dhe ushqim të shijshëm.

Shumë familje në Mongoli jetojnë në kryeqytet, Ulan–Bator.

Familje të tjera jetojnë në fshat. Ata jetojnë në tenda që quhen gers dhe mbledhin kope kafshësh si jakë [lopë e Tibetit], kuaj dhe deve.

Jakët janë si gjedhët, vetëm se kanë më shumë qime.

Njihu me disa nga shokët e shoqet tona nga Mongolia!

Unë e di se Jezu Krishti është Biri i Perëndisë dhe se Ai më do mua dhe të gjithë fëmijët kudo. Më pëlqen shumë të shkoj në kishë dhe në Fillore, sepse kur shkoj atje mund të mësoj për Jezusin.

Bilegti, 7 vjeç

Unë e di se kemi një profet të gjallë, Presidentin Rasëll M. Nelson. Ai na mëson gjëra që janë të vërteta.

Gerelkimega, 4 vjeçe

A je nga Mongolia? Na shkruaj! Do të na pëlqente shumë të dëgjonim prej teje!

Faleminderit që e eksplorove Mongolinë me ne. Shihemi herën tjetër!