2020
Libri i Çmuar i Mormonit
Janar 2020


Nga Presidenca e Parë

Libri i Çmuar i Mormonit

Përshtatur nga biseda “Pjesëmarrja e Motrave në Mbledhjen e Izraelit”, Liahona, nëntor 2018, f. 68–70; dhe biseda “Libri i Mormonit: Si do të Ishte Jeta Juaj pa Të?” Liahona, nëntor 2017, f. 60–63.

Pamja
The Precious Book of Mormon

Sa i çmuar është Libri i Mormonit për ty? Nëse do të të jepnin diamante apo rubinë ose Librin e Mormonit, cilin do të zgjidhje? Libri i Mormonit është me të vërtetë fjala e Perëndisë. Ai na mëson për Jezu Krishtin.

Unë të ftoj ta lexosh Librin e Mormonit çdo ditë. Lutu dhe mendo për atë që po mëson.

Ndërsa e bën këtë, unë premtoj se:

  • Do të ndihesh më afër Shpëtimtarit.

  • Do të marrësh vendime më të mira – çdo ditë.

  • Ati Qiellor do të të ndihmojë dhe frymëzojë.

  • Ti do të jesh në gjendje t’i kapërcesh tundimet.

  • Ai do të të ngushëllojë, do të të bëjë të fortë dhe do të të mbushë me gëzim.

  • Ndryshime dhe mrekulli do të fillojnë të ndodhin!

Në Ç’Mënyrë ËshtëLibri i Mormoniti Çmuar për Ty?

Këtë vit po mbledhim histori, fotografi dhe vizatime për Librin e çmuar të Mormonit. Do t’i ekspozojmë ato dhe do t’i botojmë disa prej tyre në revistë!

Kur mësova të lexoja, mamaja më dha një Libër Mormoni dhe më kërkoi ta lexoja si përgatitje për pagëzimin tim. Që nga ajo kohë, unë e lexoj atë çdo ditë. Historia ime e parapëlqyer është kur Lehi gjeti Liahonën.

Keila S., 7 vjeçe, Meksiko-Siti, Meksikë

Ia dhashë Librin e Mormonit njërit prej shokëve të mi të klasës në shkollë.

Filip M., 9 vjeç, San–Paulo, Brazil

Ari K., 9 vjeç, Nuevo–Leon, Meksikë

“Pema e Jetës”, Rasëll K., 8 vjeç, Karolina e Veriut, SHBA

Na Dërgo Punimin Artistik ose Përvojën Tënde!

  1. Vizato një figurë, bëj një fotografi ose shkruaj për Librin e Mormonit.

  2. Na e dërgo! Shihe kapakun e pasmë për të zbuluar se si.

  3. Shihe revistën Miku çdo muaj për të parë se si fëmijët po e ndjekin ftesën e Presidentit Nelson për ta lexuar Librin e Mormonit.