2020
Falja
Janar 2020


Mirësia Ka Rëndësi

Falja

Pamja
The Apology

Një ditë në shkollë, disa nga shokët dhe shoqet e klasës sime po e vinin në lojë një nxënës tjetër duke e thirrur me emra fyes. Dukej argëtuese ndaj u bashkova me ta. Për disa javë, e vura në lojë atë me shokët dhe shoqet e mia.

Disa javë më vonë, djali më tha se si po ndihej. Ai ishte lënduar nga fjalët tona edhe pse hiqej sikur nuk i interesonte që po e vinim në lojë. Ai tha se qante çdo natë. Gati sa nuk qava kur ma tregoi këtë. Doja ta ndihmoja dhe vendosa t’i kërkoja falje për atë që i kisha thënë.

Kështu që të nesërmen, vajta tek ai dhe ia vendosa dorën në shpatull. I thashë: “Më vjen vërtet keq që të vura në lojë”. Ai tundi kokën nga fjalët e mia dhe sytë iu mbushën me lot. Por fëmijët e tjerë ende po e vinin atë në lojë. Pastaj m’u kujtua ajo që mësova në klasën time të Fillores: zgjidh të drejtën.

Iu thashë shokëve dhe shoqeve të klasës gjithë guxim: “Boll e vutë në lojë! A nuk e dini ju se sa e vështirë ka qenë kjo për të? Ju lutem, kërkojini falje për atë që keni bërë dhe bëjeni shok.”

Por ata nuk do të ndryshonin aq lehtë. Përkundrazi, ata u zemëruan me mua dhe thanë: “Çfarë ndodhi me ty kaq papritur? Edhe ti e vure në lojë atë!”

Ende ndihesha keq për atë që kisha bërë më parë. Ndaj iu thashë: “Tashmë i kërkova falje. Dua ta kuptoni se si ndihet ai si dhe të mos e vini më në lojë.”

Njëri prej tyre kërkoi falje dhe të tre ne u bëmë shokë të mirë. Disa njerëz ende e vënë atë në lojë por ai ndihet më mirë sepse na ka ne. Unë do të zgjedh të drejtën duke e ndihmuar një shok ose shoqe në nevojë.