2020
Rinia
Janar 2020


Rinia

Pamja
Eldon

Fotografia nga Randy Collier

Më pëlqen vërtet të marr pjesë në nismën Fëmijët dhe Rinia sepse arrij t’i vendos vetë synimet që dua të përmbush.

Për njërin nga synimet e mia, zgjodha që të gjeja emra familjarësh dhe të bëja për ta pagëzimet për të vdekurit. U desh shumë punë që të mësoja se si ta bëja historinë familjare, por ndihesha shumë i lumtur sa herë që gjeja një emër të ri për ta çuar në tempull.

Sapo mësova se si ta bëja atë, thjesht vazhdova gjithnjë e më tepër sepse ishte shumë zbavitëse. Shpejt kisha shumë emra për t’i bërë vetë. Ndaj një grup i tërë kushërinjsh dhe unë shkuam që të gjithë në tempull me emrat që gjeta dhe së bashku bëmë pagëzime dhe konfirmime për 172 njerëz.

Prindërit e mi po punojnë që të përfundojnë pjesën tjetër të ordinancave të tempullit për ata njerëz, gjë që është e mrekullueshme sepse ndiej sikur e gjithë familja ime është në një ekip! Synimi ynë është të ndihmojmë sa më shumë nga paraardhësit tanë që të mundemi.

Bërja e historisë familjare më ka ndihmuar të afrohem më shumë si me familjen time të gjallë ashtu edhe me paraardhësit e mi. Jam i lumtur që e arrita synimin tim dhe tani shpresoj që të vendos një synim edhe më sfidues që të mund të vazhdoj të arrij edhe më shumë.

Eldon M., 13 vjeç, Ohajo, SHBA