2020
Nga Cilat Fletë Erdhi Libri i Mormonit?
Janar 2020


Eja, Më Ndiq: Libri i Mormonit

Nga Cilat Fletë Erdhi Libri i Mormonit?

30 Dhjetor – 5 Janar Faqet e parathënies

Pamja
Which Plates Did the Book of Mormon Come from

Libri i Mormonit u shkrua nga shumë profetë të lashtë, të cilët i shënuan fjalët e tyre në komplete të ndryshme të fletëve prej metali. Këto anale më vonë u përmblodhën për të krijuar fletët e Mormonit, ose fletët e arta që përktheu Jozef Smithi.

Diskutim

Në krahasim me gjithçka që mund të ishte shënuar në fletët e arta, Mormoni dhe të tjerët u frymëzuan të zgjidhnin vetëm një pjesë të vogël për Librin e Mormonit (shih Fjalët e Mormonit 1:5 dhe 3 Nefi 26:6). Si mund ta ndikojë kjo dijeni këndvështrimin tuaj për kapitujt që kemi sot?

Disa prej burimeve për fletët e Mormonit

Fletët e Vogla të Nefit (600 pr.K. – 130 ps.K.*): 1 Nefi, 2 Nefi, Jakobi, Enosi, Jaromi, Omni

Fletët e Mëdha të Nefit (600 pr.K. – 385 ps.K.): Lehi, Mosia, Alma, Helamani, 3 Nefi, 4 Nefi, Mormoni 1–7

Fletët e Ethërit (gati 2300 pr.K. – ca kohë para 130 pr.K.)

Fletët prej Tunxhi (4000 pr.K. – 600 ps.K.): Shumë citime nga këto fletë shfaqen në Librin e Mormonit.

Fletët e Mormonit që iu dhanë Profetit Jozef Smith

Libri i Lehit (pjesë e përmbledhjes së Mormonit; 116 fletët e humbura nga Martin Harrisi)

1 Nefi deri tek Omni (pjesë e papërmbledhur; e përfshirë prej fletëve të vogla të Nefit)

Fjalët e Mormonit Shpjegimi i Mormonit për përfshirjen e fletëve të vogla të Nefit

Mosia deri te Mormoni 7 (përmbledhje nga Mormoni e fletëve të mëdha të Nefit)

Mormoni 8–9 Përfundimi nga Moroni i librit të atit të tij

Ethëri (fletët e Ethërit të përmbledhura nga Moroni)

MoroniShkrimet e Moronit, duke përfshirë faqen e titullit

Pjesa e vulosur

  • Datat përfaqësojnë periudhën e përafërt kohore të pasqyruar nga secili grup fletësh.