2010
Sheril A. Esplin
Maj 2010


Sheril A. Esplin

Këshilltare e Dytë në Presidencën e Përgjithshme të Fillores

Pamja
Cheryl A. Esplin

Sheril Ejsi Esplin, këshilltare e dytë në presidencën e përgjithshme të Fillores, nuk mban mend ndonjë kohë, kur ajo nuk besoi në Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin. “Më mësuan që në moshë të vogël që të lutesha,” thotë ajo. “Më kujtohet se, përpara se të bëja ndonjë gjë tjetër, lutesha për të gjetur ndihmë, dhe gjithmonë merrja përgjigje për lutjet e mia.”

E lindur në tetor 1944 nga Orson dhe Mildrer Ejsi, Motra Esplin u rrit në një fermë, tetë milje (13 km) në lindje të Lovell të Uajoming në SHBA. Meqenëse ishte e dyta, për nga mosha, mes nëntë fëmijëve, ajo shpesh u thirr që të kujdesej për fëmijët. Kur i ngarkoheshin vëllezërit e motrat e saj më të vegjël, Motra Esplin kujton që lutej për sigurinë e familjes së saj, ndërsa prindërit e saj ishin larguar.

Motra Esplin mbaroi universitetin “Brigam Jang” me diplomë të nivelit të parë për mësuese filloreje. Ndërsa ishte me studime, takoi burrin e saj, Maks Esplin dhe u martua me të, në Tempullin e Seint-Xhorxhit në Juta, në 1 shtator 1967. Pasi u diplomua, Vëllai Esplin u rekrutua në ushtri dhe, për dy vjet, Motra Esplin dha mësim për klasën e pestë, pranë familjes së saj në Bajron të Uajoming.

Ajo ka shërbyer në Shoqatën e Ndihmës, Të Rejat dhe organizatat ndihmëse të Fillores. Thirrja e saj e fundit qe në drejtorinë e përgjithshme të Fillores. Ajo shërbeu gjithashtu me burrin e saj kur ai ishte president i Misionit Ralei të Karolinës së Veriut.

Çifti Esplin ka pesë fëmijë. Motrës Esplin i pëlqen të kalojë kohë me nipërit e mbesat e saj, ata së bashku gatuajnë krepa e pite, luajnë duke veshur rrobat më të mira, shkojnë për marshime dhe lexojnë histori.

Motrës Esplin i pëlqen mesazhi i shkrimit të saj të preferuar, Doktrina e Besëlidhje 84:88: “Dhe kushdo që ju pranon ju, atje do të jem unë gjithashtu, sepse unë do të shkoj përpara fytyrës suaj. Unë do të jem në të djathtën e në të majtën tuaj dhe Shpirti im do të jetë në zemrat tuaja e engjëjt e mi përreth jush, për t’ju ngritur lart.“ Ajo shpreson që fëmijët do të mbajnë mend se, Ati Qiellor është gjithmonë gati për ta përmes lutjes.