2010
Plaku Kevin R. Dunkan
Maj 2010


Plaku Kevin R. Dunkan

Nga të Shtatëdhjetët

Pamja
Elder Kevin R. Duncan

Qysh nga fëmijëria, Plaku Kevin Rid Dunkan ishte i etur t’i shërbente Zotit si një misionar. “Unë kurrë nuk jam ndier i pasigurt. Unë gjithmonë e dija se doja të shërbeja një mision”, thotë ai.

Mjaft përpara ditëlindjes së tij të 19-të, Plaku Dunkan ndodhi të takohej me një Autoritet të Përgjithshëm që shërbente në Departamentin e Misionarëve, i cili e ftoi të mbante mend diskutimet për misionin. Ai iu përgjigj asaj ftese dhe më vonë u thirr në Misionin e Kilit të Santiagos Jugore. Koha e tij si misionar vërtetoi edhe një herë dashurinë e tij për t’i shërbyer Zotit. “Unë e dija se doja të isha misionar çdo ditë të pjesës tjetër të jetës sime”, thotë Plaku Dunkan.

Plaku Dunkan, lindur në tetor 1960, është biri i Dejvid Henrit dhe La-Rene Eliza Kukut. Ai u rrit në një familje fermerësh në Uest Point të Jutas. Jetesa në fermë kur qe djalë e mësoi jo vetëm të punonte, thotë ai, por gjithashtu ta donte punën.

Ajo etikë pune e ndihmoi atë të fitonte nga Universiteti “Brigam Jang” një diplomë universitare në kontabilitet, një gradë masteri në kontabilitet fiskal dhe një gradë doktori në drejtësi. Ai e filloi karrierën si jurist fiskal dhe më vonë krijoi një korporatë për teknologji gjyqësore.

Plaku Dunkan dhe bashkëshortja e tij, Nensi Elizabeth Smart, u martuan më 27 qershor 1986 në Tempullin e Solt-Lejkut. Ata janë prindër të pesë fëmijëve, përfshirë një me bashkëshorten e parë të Plakut Dunkan, të ndjerën Uendi Uollentain.

Rreth 20 vite pas shërbimit të një misioni në Kili, Plaku Dunkan u rikthye në një mision shërbimi të Kishës si këshilltar ligjor ndërkombëtar i asociuar për Kishën në Amerikën e Jugut. Gjatë kohës atje, ai u thirr të kryesonte Misionin e Kilit, Santiago Veriore, duke jetuar në të njëjtën ndërtesë misioni ku kishte shërbyer si i ri.

Përpara thirrjes së tij në Kuorumin e Parë të Të Shtatëdhjetëve, Plaku Dunkan shërbeu si këshilltar peshkopi, udhëheqës misioni lagjeje, këshilltar i lartë dhe I Shtatëdhjetë Zone në Zonën e Jutas Jugore.