2010
Plaku Per G. Malm
Maj 2010


Plaku Per G. Malm

Nga të Shtatëdhjetët

Pamja
Elder Per G. Malm

Kur Plaku Per Gëste Malm ishte 16 vjeç, shërbeu në një mision shërbimi për Kishën, duke ndihmuar në ndërtimin e shtëpive të reja të mbledhjeve në Gjermani, Finlandë, Holandë dhe Suedi. Që nga ajo kohë, ai ka qenë i angazhuar plot zell që të ndihmonte në ndërtimin e Kishës.

Plaku Malm u lind në shtator 1948, në Jënkëping të Suedisë, nga Karl Gëste Ivar dhe Karin Ana-Greta Malm. Ai i mori shumicën e mësimeve më të rëndësishme të jetës prej prindërve ë tij, të theksuara nga dëshmia që babai i tij dha para se të ndërronte jetë në moshën 48 vjeç: “Qëndroni besnik ndaj ungjillit.”

“Ai na mësoi ne që, në ungjill do të gjejmë zgjidhjet e gjërave që kanë më shumë rëndësi,” thotë Plaku Malm.

Pas misionit 18-mujor në ndërtim, Plaku Malm shërbeu me kohë të plotë në Misionin Suedez të Stokholmit. Pas kthimit të tij, ai u martua me Ingrid Agneta Karlson në Tempullin e Bernës në Zvicër, në tetor 1969, mori në dorëzim biznesin e pasurive të patundshme të të atit; dhe fitoi një diplomë masteri nga Universiteti i Gëtebergut e një diplomë juridike (LLM) nga universiteti “Lund”.

Ai punoi për Kishën si administrator rajonal për pasuritë e patundshme. Më vonë, si kryetar për punët laike, ai u caktua nga Peshkopata Kryesuese për të nisur një bashkim të funksioneve të punëve laike të Zonave të Europës Qendrore, Lindore dhe Veriore të Kishës.

Ndërsa Plaku dhe Motra Malm po rrisnin tetë fëmijët e tyre, ai shërbeu si president i misionit të kunjit, president dege, këshilltar i lartë, president kunji, president misioni, drejtor për çështjet publike për Suedinë, dhe si i Shtatëdhjetë Zone.

Përvojat e tij i kanë shërbyer për të konfirmuar mësimet e prindërve të tij, të cilat ai shpreson t’i japë përmes thirrjes së tij në Kuorumin e Dytë të Të Shtatëdhjetëve. “Ungjilli është spiranca jonë,” thotë ai. “Nëse qëndrojmë të vërtetë ndaj tij, do na të sjellë një paqe që tejkalon çdo zgjuarsi.”