Histori nga Shkrimet e Shenjta
Rreth Librit të Mormonit


“Rreth Librit të Mormonit”, Tregime nga Libri i Mormonit (2023)

Rreth Librit të Mormonit

Jezu Krishti dhe populli i Tij në kontinentin amerikan

Pamja
Jezusi në dritë qiellore

Libri i Mormonit është shkrim i shenjtë. Ai na mëson rreth Zotit Jezu Krisht dhe vizitës së Tij në kontinentin amerikan shumë kohë më parë. Nga Libri i Mormonit mund të mësojmë rreth ungjillit të Jezusit. Ai na mëson se si të kemi paqe tani dhe se si të mund të jetojmë me Perëndinë dhe Jezusin përsëri një ditë.

Faqja e titullit të Librit të Mormonit; parathënia e Librit të Mormonit; 3 Nefi 11

Pamja
profeti dhe nëna me fëmijët

Libri i Mormonit u shkrua nga profetë të Perëndisë. Ata shkruan në faqe metalike të quajtura fletë. Historitë dhe dëshmitë e tyre na ndihmojnë të kemi besim te Jezusi. Ata shkruan rreth shumë grupeve të njerëzve që jetuan në kontinentin amerikan shumë kohë më parë.

Faqja e titullit të Librit të Mormonit; parathënia e Librit të Mormonit.

Pamja
Nefi dhe familja në anije

Një grup njerëzish erdhi nga Jerusalemi për në kontinentin amerikan rreth 600 vjet përpara se të lindte Jezusi. Ata u bënë dy kombe të quajtur lamanitë dhe nefitë.

Parathënia e Librit të Mormonit; 1 Nefi 1:4

Pamja
jareditët duke u larguar nga kulla

Shumë kohë më parë një grup tjetër njerëzish erdhi nga Kulla e Babelit drejt kontinentit amerikan. Ata quheshin jareditët.

Parathënia e Librit të Mormonit; Ethëri 1:33–43

Pamja
Samueli duke dhënë mësim rreth lindjes së Jezusit

Profetët e Perëndisë u dhanë mësim njerëzve. Kur njerëzit i dëgjuan dhe i zbatuan urdhërimet e Perëndisë, Ai i ndihmoi ata. Profetët dhanë mësim rreth Jezusit dhe thanë se Ai do të lindej në Jerusalem. Nefitët dhe lamanitët mësuan se Jezusi do t’i vizitonte pas vdekjes së Tij.

2 Nefi 1:20; 25:12–14; 26:1, 3, 9; Mosia 3:5–11; Alma 7:9–13; Helamani 3

Pamja
Jezusi i ringjallur me fëmijët

Jezusi erdhi pikërisht ashtu siç thanë profetët. Pasi Jezusi vdiq dhe u ringjall, Ai i vizitoi njerëzit. Ai e lejoi çdo person që të prekte gjurmët e gozhdëve në duart dhe këmbët e Tij. Ata e dinin se Jezusi ishte Biri i Perëndisë. Ai dha mësim ungjillin e Tij dhe njerëzit e shkruan atë. Ata folën për vizitën e Jezusit për shumë vjet.

3 Nefi 11:7–15, 31–41; 16:4; 4 Nefi 1:1–6, 13–22

Pamja
Mormoni me fletët e arta

Mormoni ishte një profet që jetoi gati dyqind vjet pas vizitës së Jezusit. Gjatë jetës së Mormonit, njerëzit nuk e ndoqën më Zotin. Mormoni kishte shkrimet e profetëve që jetuan përpara tij. Ai i mbajti shënim shumë prej shkrimeve të tyre në një komplet fletësh. Këto fletë u bënë Libri i Mormonit.

Parathënia e Librit të Mormonit; Fjalët e Mormonit 1:2–9; Mormoni 1:2–4, 13–17

Pamja
Moroni duke groposur fletët e arta

Përpara se Mormoni të vdiste, ai ia dha fletët birit të tij, Moronit. Gjatë jetës së Moronit, njerëzit po bënin gjëra shumë të këqija. Ata dëshironin të vrisnin këdo që besonte te Jezusi. Moroni dëshironte t’i ndihmonte njerëzit në të ardhmen, kështu që ai shkroi më shumë gjëra te fletët dhe i groposi ato për t’i mbajtur të sigurta.

Parathënia e Librit të Mormonit; Fjalët e Mormonit 1:1–2; Mormoni 8:1–4, 14–16; Moroni 1

Pamja
engjëlli Moroni i shfaqet Jozef Smithit

Shumë vite më vonë, në vitin 1823, Moroni erdhi si një engjëll te Profeti Jozef Smith. Moroni i tha Jozefit se ku t’i gjente fletët. Me ndihmën e Perëndisë, Jozefi e përktheu atë që ishte shkruar te fletët.

Parathënia e Librit të Mormonit; Jozef Smith – Historia 1

Pamja
motër e vëlla duke lexuar shkrimet e shenjta

Perëndia e dërgon Frymën e Shenjtë që të të ndihmojë ta dish se kur është e vërtetë diçka. Kur lexon Librin e Mormonit, ti mund të lutesh dhe t’i kërkosh Perëndisë a është ai i vërtetë. Ti mund ta dish në të njëjtën mënyrë se Jezusi është Shpëtimtari yt dhe se Ai të do.

Parathënia e Librit të Mormonit; Moroni 10:3–5