Histori nga Shkrimet e Shenjta
Enosi


“Enosi”, Tregime nga Libri i Mormonit (2023)

“Enosi”, Tregime nga Libri i Mormonit

Enosi 1

Enosi

Një lutje e fuqishme drejtuar Zotit

Pamja
Enosi në gjueti

Jakobi ia dha fletët birit të tij, Enosit. Enosi shkroi në to ashtu siç bëri Jakobi. Një ditë, Enosi shkoi për gjueti në pyll. Ai solli ndërmend atë që babai i vet dha mësim rreth Zotit. Jakobi i kishte mësuar Enosit se të ndjekurit e Zotit do t’i sillte atij gëzim.

Jakobi [LiM] 7:27; Enosi 1:2–3

Pamja
Enosi duke u lutur gjatë ditës

Enosi dëshironte të ndiente gëzimin për të cilin foli ati i tij. Vendosi t’i lutej Zotit. U lut gjithë ditën deri në mbrëmje.

Enosi 1:3–4

Pamja
Enosi duke parë lart

Zoti i tha Enosit se mëkatet e tij i ishin falur. Enosi u ndje shumë i lumtur. Enosi ishte i bekuar për shkak të besimit të tij te Jezu Krishti.

Enosi 1:3, 5–8

Pamja
Enosi duke u lutur natën

Enosi donte që edhe nefitët ta ndienin këtë lumturi. Ai vazhdoi të lutej. I kërkoi Zotit që nefitët të ndienin të njëjtin gëzim.

Enosi 1:9

Pamja
Enosi me pamje të lumtur

Zoti i tha Enosit se Ai do të ishte me nefitët, në qoftë se ata i zbatonin urdhërimet e Tij. Kur Enosi e dëgjoi këtë, besimi i tij te Zoti u bë edhe më i fortë.

Enosi 1:10–11

Pamja
Enosi duke shkruar në fletë të arta

Enosi u lut përsëri. Ai i kërkoi Zotit që t’i bekonte lamanitët dhe ta ruante të sigurt shkrimin që ishte te fletët. Ai donte që lamanitët të ishin në gjendje t’i lexonin fletët dhe të besonin te Zoti. Zoti i premtoi Enosit se lamanitët do t’i lexonin shkrimet një ditë.

Enosi 1:11–17