Histori nga Shkrimet e Shenjta
Një Anije për të Kapërcyer Detin


“Një Anije për të Kapërcyer Detin”, Tregime nga Libri i Mormonit (2023)

“Një Anije për të Kapërcyer Detin”, Tregime nga Libri i Mormonit

1 Nefi 17–18

Një Anije për të Kapërcyer Detin

Përgatitja për të shkuar në tokën e premtuar

Pamja
familjet pranë detit

Begatia ishte një tokë e mbushur me fruta dhe mjaltë. Ishte një vend i bukur për të jetuar. Familja e Lehit dhe Sarias jetoi pranë detit dhe kishte gjithçka që i nevojitej.

1 Nefi 17:5–6

Pamja
Nefi duke u lutur

Pas shumë ditësh, Zoti i tha Nefit që të shkonte në mal për t’u lutur. Atje Zoti i tha që të ndërtonte një anije për ta çuar familjen e tij përtej detit.

1 Nefi 17:7–8

Pamja
Nefi duke parë shkëmbinjtë

Zoti i tregoi Nefit se si ta ndërtonte anijen. Por Nefi nuk dinte se ku të gjente metale për të bërë veglat. Zoti i tregoi Nefit se ku t’i kërkonte metalet.

1 Nefi 17:8–10

Pamja
Nefi duke punuar ndërkohë që Lamani dhe Lemueli flasin

Më vonë, Lehi ndërtoi një zjarr për të bërë vegla. Lamani dhe Lemueli vëzhgonin vëllanë e tyre, Nefin. Nuk donin që ta ndihmonin për të ndërtuar anijen. Ata menduan se ishte ide e keqe që të përpiqeshin të kapërcenin detin.

1 Nefi 17:11, 16–18

Pamja
Lamani dhe Lemueli tepër të inatosur kundrejt Nefit

Lamani dhe Lemueli nuk besuan se Zoti i tha Nefit që të ndërtonte një anije. Nefi i pyeti përse ata ende nuk kishin besim te Zoti. Ai u kujtoi vëllezërve të tij se ata kishin parë një engjëll dhe dinin për fuqinë e Zotit. Lamani dhe Lemueli u inatosën kaq shumë saqë donin ta vrisnin Nefin.

1 Nefi 17:18–19, 45–48

Pamja
Lamani dhe Lemueli përtokë

Por Nefi u mbush me fuqinë e Perëndisë. Nefi i paralajmëroi Lamanin dhe Lemuelin që të mos e preknin. Ata patën frikë dhe nuk guxuan ta preknin Nefin për shumë ditë. Më pas Zoti i tha Nefit që ta shtrinte dorën e vet drejt vëllezërve të tij. Kur Nefi shtriu dorën drejt tyre, ata u drodhën nga fuqia e Zotit.

1 Nefi 17:48, 52–55

Pamja
të gjithë duke punuar tek anija

Lamani dhe Lemueli adhuruan Zotin dhe ndihmuan për të ndërtuar anijen. Nefi iu lut Zotit shumë herë për ndihmë. Anija që ndërtoi familja e Nefit, ishte e bukur. Pas shumë ditësh, anija u përfundua dhe ata e panë se ishte e mirë. Familja e Nefit e dinte se Zoti i kishte ndihmuar.

1 Nefi 18:1–4