Histori nga Shkrimet e Shenjta
Një Shtëpi e Re në Tokën e Premtuar


“Një Shtëpi e Re në Tokën e Premtuar”, Tregime nga Libri i Mormonit (2023)

“Një Shtëpi e Re në Tokën e Premtuar”, Tregime nga Libri i Mormonit

2 Nefi 4–5

Një Shtëpi e Re në Tokën e Premtuar

Nefitët dhe lamanitët

Pamja
familje rreth e qark Lehit

Familja e Lehit dhe Sarias vazhdoi të rritej në tokën e premtuar. Fëmijët e tyre patën vetë fëmijë. Lehi po plakej. Përpara se të vdiste, ai u dha bekime njerëzve në familjen e tij. U tha atyre se kur ata t’i zbatonin urdhërimet e Perëndisë, Zoti do t’i ndihmonte.

2 Nefi 4:3–12

Pamja
Lamani dhe Lemueli duke parë Nefin

Pasi vdiq Lehi, Nefi udhëhoqi njerëzit. Ai u tha atyre që t’i bindeshin Zotit. Lamani dhe Lemueli ishin të inatosur. Ata donin ta vrisnin Nefin që të mund të udhëhiqnin në vend të tij.

2 Nefi 4:13; 5:1–4

Pamja
grup njerëzish duke udhëtuar

Zoti i tha Nefit që të largohej me familjen e tij dhe këdo tjetër që do të donte ta ndiqte Zotin. Ata udhëtuan për shumë ditë dhe gjetën një vend të ri ku të jetonin.

2 Nefi 5:1, 5–8

Pamja
njerëz duke punuar tokën

Ata që shkuan me Nefin, u thirrën nefitë dhe ata që qëndruan, u quajtën lamanitë. Nefitët i kërkuan Nefit që t’i udhëhiqte. Ata punuan shumë. Ata punuan tokën, rritën kafshë dhe ndërtuan një tempull dhe godina të tjera. Priftërinjtë dhe mësuesit u dhanë mësim rreth Zotit dhe njerëzit ishin të lumtur.

2 Nefi 5:9–11, 13–17, 26–27