Histori nga Shkrimet e Shenjta
Pema e Jetës


“Pema e Jetës”, Tregime nga Libri i Mormonit (2023)

“Pema e Jetës”, Tregime nga Libri i Mormonit

1 Nefi 8

Pema e Jetës

Ëndrra e frymëzuar e Lehit

Pamja
Lehi duke i folur familjes

Një natë, Lehi pati një ëndërr nga Zoti. Ai i tregoi familjes së vet rreth ëndrrës.

1 Nefi 8:2–4

Pamja
engjëll duke i folur Lehit

Në ëndrrën e vet, Lehi pa një burrë të veshur me një rrobë të bardhë. Burri i tha Lehit që ta ndiqte.

1 Nefi 8:5–6

Pamja
Lehi në errësirë

Lehi pa se ai ishte në një vend të errët dhe të zbrazët. Ai eci për shumë orë. Por errësira nuk u shpërnda. Më së fundi Lehi u lut për ndihmë.

1 Nefi 8:7–8

Pamja
Lehi duke parë drejt pemës me frutën

Kur Lehi mbaroi së luturi, ai pa një fushë të gjerë. Në atë fushë qe një pemë me fruta të bardha. Lehi mendoi se fruta do ta bënte të lumtur, prandaj e hëngri atë. Shpirti i tij u mbush me gëzim.

1 Nefi 8:9–12

Pamja
Lehi duke ngrënë frutën ndërkohë që Saria, Sami dhe Nefi qëndrojnë pranë lumit

Fruta kishte shijen më të mirë sesa çdo frutë tjetër. Ishte e ëmbël dhe e shijshme. Lehi dëshironte ta ndante atë frutë me familjen e tij. E dinte që do t’i bënte edhe ata të lumtur. Lehi pa Sarian, Samin dhe Nefin duke qëndruar pranë një lumi. Dukeshin të humbur. Lehi u thirri me zë të lartë. U kërkoi që të vinin dhe të hanin nga fruta.

1 Nefi 8:11–15

Pamja
Lamani dhe Lemueli duke u larguar

Saria, Sami dhe Nefi erdhën te pema dhe hëngrën nga fruta. Lehi pa për Lamanin dhe Lemuelin. Dëshironte që edhe ata të kënaqeshin me frutën. Por ata nuk do të vinin për të ngrënë nga fruta.

1 Nefi 8:16–18

Pamja
njerëz duke ardhur te pema

Më pas Lehi pa një shteg me një shufër të hekurt që të çonte drejt pemës. Ai pa shumë njerëz duke ecur në atë shteg. Befas ra një errësirë e dendur. Errësira e bëri të vështirë shikimin. E vetmja mënyrë për të arritur te pema ishte duke u mbajtur te shufra e hekurt.

1 Nefi 8:19–24

Pamja
dorë duke u mbajtur te shufra

Disa njerëz u larguan nga shtegu dhe humbën. Të tjerët u mbajtën te shufra e hekurt dhe ecën përpara.

1 Nefi 8:23–24

Pamja
grua duke ngrënë frutën

Kur mbërritën te pema, ata hëngrën nga fruta.

1 Nefi 8:24

Pamja
pemë, lumë dhe ndërtesë e madhe

Lehi ngriti sytë dhe pa një ndërtesë të madhe, të mbushur plot me njerëz. Ata po talleshin me njerëzit që hëngrën nga fruta. Disa njerëz që e hëngrën frutën, u ndien keq kur të tjerët po i përqeshnin, kështu që u larguan nga pema. Ata u endën tutje dhe humbën.

1 Nefi 8:25–28, 31–32

Pamja
njerëz te pema

Në ëndrrën e tij, Lehi pa shumë njerëz të cilët u mbajtën fort pas shufrës së hekurt. Ata ecën përpara hap pas hapi derisa arritën te pema. Më pas ranë në gjunjë te pema dhe e hëngrën frutën. Ata nuk ua vunë veshin njerëzve në ndërtesë. Zgjodhën që të qëndronin te pema.

1 Nefi 8:30, 33

Pamja
Lehi duke i folur familjes

Kur u zgjua, Lehi ishte i shqetësuar për Lamanin dhe Lemuelin. Ata nuk e hëngrën frutën në ëndrrën e tij. Lehi i donte Lamanin dhe Lemuelin. Ai shpresoi që ata do të qëndronin pranë Zotit. Ai i ftoi që t’i zbatonin urdhërimet e Perëndisë.

1 Nefi 8:36–38