Histori nga Shkrimet e Shenjta
Teankumi


“Teankumi”, Tregime nga Libri i Mormonit (2023)

Alma 51–52

Teankumi

Në mbrojtje të popullit të tij

Pamja
Teankumi flet me Kapiten Moronin në kamp

Teankumi ishte një udhëheqës në ushtrinë e Kapiten Moronit. Ai po përpiqej t’i mbronte qytetet nefite nga lamanitët.

Alma 50:35; 52:19

Pamja
Amalikia dhe ushtarët lamanitë me armë

Amalikia ishte një nefit që u bë mbret i lamanitëve. Ai donte të sundonte edhe mbi nefitët. Ai i sulmoi nefitët dhe mori nën kontroll shumë qytete.

Alma 47:1, 35; 48:1–4; 51:23–28

Pamja
ushtri nefite duke marshuar

Ushtria e Teankumit shkoi për ta ndaluar ushtrinë e Amalikias që të mos sulmonte qytetet nefite.

Alma 51:28–30

Pamja
ushtritë përballë njëra‑tjetrës në perëndim

Ushtritë luftuan gjatë gjithë ditës. Teankumi dhe ushtria e tij luftuan me më shumë forcë dhe zotësi sesa ushtria e Amalikias. Mirëpo asnjëra nga ushtritë nuk fitoi. Kur ra nata, të dyja ushtritë ndaluan së luftuari që të mund të çlodheshin.

Alma 51:31–32

Pamja
Teankumi ulet përballë zjarrit në kamp

Por Teankumi nuk u çlodh. Ai dhe shërbëtori i tij shkuan fshehurazi te kampi i Amalikias.

Alma 51:33

Pamja
Teankumi nën dritën e hënës në çadrën e Amalikias

Teankumi hyri vjedhurazi në çadrën e Amalikias. Ai e vrau Amalikian përpara se Amalikia të zgjohej. Pastaj Teankumi u kthye në kampin e tij dhe u tha ushtarëve të bëheshin gati për luftë.

Alma 51:33–36

Pamja
lamanitët zgjohen dhe i zë frika

Kur lamanitët u zgjuan, ata zbuluan se Amalikia kishte vdekur. Ata panë gjithashtu se Teankumi dhe ushtria e tij ishin gati për t’u ndeshur me ta.

Alma 52:1

Pamja
lamanitët ia mbathin nga ushtria e Teankumit

Lamanitët i zuri frika dhe ia mbathën. Plani i Teankumit i frikësoi shumë lamanitët saqë nuk sulmuan qytete të tjera nefite. Teankumi tani kishte kohë t’i bënte edhe më të sigurta qytetet nefite. Ai punoi fort për ta mbrojtur popullin e tij. Ai mundi t’i mbante të sigurta shumë qytete nefite.

Alma 52:2–10