Histori nga Shkrimet e Shenjta
Një Stuhi në Det


“Një Stuhi në Det”, Tregime nga Libri i Mormonit (2023)

“Një Stuhi në Det”, Tregime nga Libri i Mormonit

1 Nefi 18

Një Stuhi në Det

Gjetja e paqes te Zoti

Pamja
familjet duke sjellë ushqime në anije

Zoti i tha Lehit se ishte koha për t’u futur në anije. Familjet mblodhën shumë ushqime për t’i ngrënë ndërkohë që udhëtonin. Pastaj ata të gjithë hipën në anije dhe lundruan drejt tokës së premtuar.

1 Nefi 18:5–8

Pamja
njerëz duke pirë ndërkohë që ishin në anije

Pas shumë ditësh në det, disa prej njerëzve filluan të ishin të pasjellshëm dhe të vrazhdë. Harruan se Zoti i kishte ndihmuar.

1 Nefi 18:9

Pamja
Lemueli, Nefi dhe Lamani në anije me një stuhi që po afrohet

Nefi shqetësohej se ata mund ta mërzitnin Zotin. Pa ndihmën e Zotit, anija e tyre nuk do të ishte e sigurt. Nefi u kërkoi vëllezërve të tij që ta ndalonin atë sjellje.

1 Nefi 18:10

Pamja
Lamani dhe Lemueli duke e lidhur Nefin

Lamani dhe Lemueli ishin tepër të inatosur me Nefin. E lidhën dhe u sollën keq me të. Ata nuk iu bindën Zotit dhe Liahona nuk funksionoi më. Shpejt erdhi një stuhi e madhe. Pas tri ditësh në stuhi, ata ishin që të gjithë të frikësuar se do të mbyteshin.

1 Nefi 18:10–13

Pamja
grua duke iu përgjëruar Lamanit dhe Lemuelit

Familja e Nefit iu lut Lamanit dhe Lemuelit që ta zgjidhnin Nefin. Por Lamani dhe Lemueli ende nuk do ta lejonin askënd që ta zgjidhte Nefin. Saria dhe Lehi ishin të trishtuar dhe u sëmurën rëndë. Stuhia nuk pushoi.

1 Nefi 18:17–19

Pamja
Nefi me Liahonën

Ditën e katërt, Lamani dhe Lemueli e dinin se anija ishte gati të fundosej. Ata u penduan dhe e zgjidhën Nefin. Kur Nefi u lut, stuhia pushoi. Liahona funksionoi përsëri. Nefi e përdori atë për ta drejtuar anijen në drejtimin e duhur.

1 Nefi 18:14–15, 20–22

Pamja
familjet duke u larguar nga anija dhe Lehi duke u lutur

Pas shumë ditësh, familjet mbërritën në tokën e premtuar.

1 Nefi 18:23