Histori nga Shkrimet e Shenjta
Gratë në Vendin e Shkretë


“Gratë në Vendin e Shkretë”, Tregime nga Libri i Mormonit (2023)

1 Nefi 16–17

Gratë në Vendin e Shkretë

Duke ecur me Zotin

Pamja
gra duke punuar

Bijat e Ishmaelit udhëtuan me familjen e tyre në vendin e shkretë. Udhëtimi qe i vështirë. Pas ca kohe, ato u martuan me bijtë e Lehit dhe të Sarias.

1 Nefi 16:7; 17:1

Pamja
bija të trishtuara pranë varrit të Ishmaelit

Një ditë Ishmaeli vdiq. Bijat e tij ishin shumë të trishtuara. I merrte malli për atin e tyre. Bijat shqetësoheshin se ato dhe familjet e tyre gjithashtu do të vdisnin në vendin e shkretë. Ato ishin të mërzitura me Lehin e Nefin dhe dëshironin të ktheheshin përsëri në shtëpinë në Jerusalem.

1 Nefi 16:34–36

Pamja
motra duke ngushëlluar njëra‑tjetrën

Zëri i Zotit u foli bijave të Ishmaelit dhe familjeve të tyre. Ato u penduan dhe Zoti i bekoi.

1 Nefi 16:39

Pamja
Saria me fëmijë të vegjël

Gratë lindën fëmijë në vendin e shkretë. Saria gjithashtu lindi edhe dy djem, Jakobin dhe Jozefin.

1 Nefi 17:1; 18:7

Pamja
familje duke udhëtuar

Zoti i ndihmoi gratë në udhëtimin e tyre. Ai i bekoi me shumë qumësht për foshnjat e tyre. Ai i ndihmoi gratë që të bëheshin më të forta ndërkohë që udhëtonin.

1 Nefi 17:1–3

Pamja
nëna dhe fëmijë në çadër

Zoti tha se Ai po i udhëhiqte bijat dhe familjet e tyre drejt një toke të premtuar. Zoti u premtoi familjeve se ata do të kishin gjithçka që u nevojitej teksa udhëtonin. Ai e bëri ushqimin që e gjuanin, të mirë për t’u ngrënë dhe i udhërrëfeu ata.

1 Nefi 17:3, 5, 12–14

Pamja
familjet në bregdet

Pas tetë vjetësh në vendin e shkretë, familjet mbërritën pranë detit. Gratë u gëzuan me familjet e tyre. Toka pranë detit ishte e bukur. Ata e quajtën Begati ngaqë ishte plot me fruta dhe mjaltë për t’u ngrënë. Zoti e kishte përgatitur të gjithë atë për ta.

1 Nefi 17:4–6