Histori nga Shkrimet e Shenjta
Teankumi dhe Moroni


“Teankumi dhe Moroni”, Tregime nga Libri i Mormonit (2023)

Alma 62

Teankumi dhe Moroni

Shfaqja e guximit të madh

Pamja
Amoroni me ushtrinë lamanite duke luftuar me ushtrinë nefite

Pasi vdiq Amalikia, vëllai i tij Amoroni u bë mbret i lamanitëve. Amoroni vazhdoi të luftonte me nefitët. Lufta zgjati për vite me radhë. Nefitët filluan të fitonin, ndaj të gjitha ushtritë lamanite ia mbathën drejt një qyteti. Moroni, Teankumi dhe një kapiten tjetër nefit marshuan pas lamanitëve me ushtritë e tyre.

Alma 52:3–4; 54:16–24; 62:12–35

Pamja
Teankumi mban një shtizë dhe i afrohet qytetit natën

Teankumi ishte i zemëruar që Amalikia dhe Amoroni kishin shkaktuar këtë luftë të madhe e të gjatë. Për shkak të luftës, kishin vdekur shumë njerëz dhe kishte shumë pak ushqim. Teankumi donte t’i jepte fund luftës. Ai hyri në qytet natën për të kërkuar Amoronin.

Alma 62:35–36

Pamja
Teankumi mban një litar me çengel dhe kërcen sipër murit

Teankumi u ngjit mbi murin e qytetit. Ai kërkoi sa në një vend në tjetrin në qytet derisa e gjeti se ku po flinte Amoroni.

Alma 62:36

Pamja
Teankumi qëndron në hyrjen e çadrës me shtizë dhe litar

Teankumi i hodhi një shtizë Amoronit. Ajo e goditi atë afër zemrës. Por Amoroni i zgjoi shërbëtorët e tij para se të vdiste.

Alma 62:36

Pamja
Teankumi përballet me ushtarët lamanitë me shtiza

Shërbëtorët e Amoronit iu vunë pas Teankumit dhe e vranë atë. Udhëheqësit e tjerë nefitë u trishtuan shumë që Teankumi vdiq. Ai kishte luftuar trimërisht për lirinë e popullit të tij.

Alma 62:36–37

Pamja
ushtarët nefitë kapin ushtarët lamanitë

Ndonëse ai vdiq, Teankumi i kishte ndihmuar nefitët që ta fitonin luftën. Ai bëri që lamanitët të mbeteshin pa udhëheqësin e tyre. Mëngjesin tjetër, Moroni luftoi me lamanitët dhe fitoi. Lamanitët u larguan nga toka e nefitëve dhe lufta mbaroi.

Alma 62:37–38

Pamja
Kapiten Moroni i udhëzon burrat të ndërtojnë një fshat dhe familjet vështrojnë

Më në fund pati paqe. Moroni punoi fort që ta bënte më të sigurt tokën e nefitëve nga lamanitët. Më pas Moroni shkoi në shtëpi për të jetuar në paqe. Profetët dhanë mësim ungjillin dhe e udhëhoqën Kishën e Perëndisë. Njerëzit i mirëbesuan Zotit dhe Ai i bekoi ata.

Alma 62:39–51