Histori nga Shkrimet e Shenjta
Alma tek Ujërat e Mormonit


“Alma tek Ujërat e Mormonit”, Tregime nga Libri i Mormonit (2023)

Mosia 18; 23

Alma tek Ujërat e Mormonit

Të bëhemi njerëz të Perëndisë

Pamja
Alma vështron ujin

Alma kishte qenë prift për një mbret që quhej Noe. Alma u përpoq ta shpëtonte Abinadin, një profet të Perëndisë, që të mos vritej nga Noeu. Mirëpo Noeu u zemërua me Almën dhe deshi ta vriste edhe Almën. Alma ia mbathi nga Noeu për të shpëtuar jetën. Gjatë ditës, Alma u fsheh afër një vendi që quhej Ujërat e Mormonit.

Mosia 17:2–4; 18:4–5, 8

Pamja
Alma gjunjëzohet dhe lutet afër ujit

Alma e besoi atë që kishte dhënë mësim Abinadi rreth Jezu Krishtit. Ai i kërkoi Perëndisë ta falte për mëkatet dhe gabimet e tij.

Mosia 18:1–2

Pamja
Alma në qytet në mbrëmje

Alma u takua me njerëzit në fshehtësi dhe u dha mësime rreth Jezusit. Ai i dha mësim gjithkujt që donte të dëgjonte.

Mosia 18:1–3

Pamja
Njerëzit e dëgjojnë Almën teksa jep mësim pranë ujit

Shumë njerëz i besuan Almës. Ata shkuan tek Ujërat e Mormonit për ta dëgjuar Almën duke dhënë mësim.

Mosia 18:3–8, 31

Pamja
Alma ulet dhe jep mësim pranë ujit

Besimtarët deshën të quheshin populli i Perëndisë, t’i ndihmonin të tjerët në nevojë dhe t’u tregonin njerëzve rreth Perëndisë. Kështu Alma i ftoi ata të pagëzoheshin. Duke u pagëzuar, ata do të bënin një besëlidhje, ose premtim me Perëndinë, për t’i shërbyer Atij dhe për t’i zbatuar urdhërimet e Tij. Në këmbim, Perëndia do t’i bekonte ata me Shpirtin e Tij.

Mosia 18:8–10, 13

Pamja
Alma pagëzon një grua në ujë

Njerëzit ishin shumë të lumtur. Ata trokitën duart dhe thanë se donin të pagëzoheshin. Alma e pagëzoi secilin prej tyre në Ujërat e Mormonit. Ata u mbushën të gjithë me Shpirtin e Perëndisë dhe e ndien dashurinë e Perëndisë ndaj tyre. Ata u bënë anëtarë të Kishës së Krishtit.

Mosia 18:11–17, 30

Pamja
Mbreti Noe është i zemëruar dhe tregon me gisht

Noeu pa se disa nga njerëzit e tij po largoheshin nga toka e tij. Ai dërgoi shërbëtorë për t’i vëzhguar ata. Shërbëtorët panë që njerëzit po shkonin në tokën e Mormonit për të dëgjuar mësimet e Almës. Noeu u zemërua shumë. Ai dërgoi ushtrinë e tij për të vrarë Almën dhe njerëzit të cilëve Alma po u jepte mësim.

Mosia 18:31–33

Pamja
Alma dhe njerëzit e tij udhëtojnë

Perëndia e paralajmëroi Almën për ushtrinë. Me ndihmën e Perëndisë, Alma dhe njerëzit e tij u larguan të sigurt nga qyteti. Ushtria nuk i arriti dot ata. Ata ecën për tetë ditë në vendin e shkretë dhe arritën në një tokë të bukur. Ata krijuan shtëpi të reja atje. Alma u dha mësim njerëve dhe ata e mbajtën premtimin e tyre ndaj Perëndisë.

Mosia 18:34–35; 23:1–20