Histori nga Shkrimet e Shenjta
Alma, Amuleku dhe Zizromi


“Alma, Amuleku dhe Zizromi”, Tregime nga Libri i Mormonit (2023)

Alma 4–12

Alma, Amuleku dhe Zizromi

Zgjedhja për të besuar te Perëndia dhe për t’iu bindur Atij

Pamja
Almën e sulmojnë njerëzit

Alma pa se shumë anëtarë të Kishës nuk po u bindeshin urdhërimeve të Perëndisë. Prandaj Alma shkoi nga një qytet në tjetrin duke dhënë mësim fjalën e Perëndisë. Shumë njerëz u penduan. Më pas Alma mbërriti te një qytet i quajtur Amoniha. Njerëzit nuk ia vunë veshin atij. Ata e pështynë dhe e dëbuan nga qyteti.

Alma 4:11–20; 5–7; 8:1–13

Pamja
engjëll duke i folur Almës

Alma u ndje i trishtuar kur u largua nga qyteti. Ai ishte i shqetësuar për njerëzit. Atëherë një engjëll erdhi tek ai. Engjëlli tha se Alma mund të ishte i lumtur, sepse i ishte bindur Perëndisë. Engjëlli i tha Almës që të kthehej në qytet dhe t’i paralajmëronte njerëzit. Në qoftë se nuk pendoheshin, ata do të shkatërroheshin. Alma u kthye me të shpejtë.

Alma 8:14–18

Pamja
Alma duke folur me Amulekun

Kur Alma erdhi në qytet, ishte shumë i uritur. Ai kishte agjëruar për shumë ditë. Alma i kërkoi ushqim një burri të quajtur Amulek.

Alma 8:19, 26

Pamja
Amuleku duke e ftuar Almën të hyjë brenda

Amuleku i tregoi Almës rreth një vegimi që kishte parë. Në atë vegim, një engjëll i tha Amulekut se Alma ishte një profet i Perëndisë. Amuleku dëshironte ta ndihmonte Almën.

Alma 8:20

Pamja
Alma duke përshëndetur familjen e Amulekut

Amuleku e mori Almën në shtëpi dhe i dha ushqim të hante. Alma qëndroi në shtëpinë e Amulekut për shumë ditë. Perëndia e bekoi Amulekun dhe familjen e tij. Më vonë, Perëndia u tha Almës dhe Amulekut që t’u thoshin njerëzve në qytet që të pendoheshin. Alma dhe Amuleku u bindën. Perëndia u dha atyre fuqinë e Tij për t’i ndihmuar që të jepnin mësim.

Alma 8:21–32; 9–13

Pamja
Zizromi duke ofruar para

Njëri prej njerëzve që i dëgjuan ata të jepnin mësim, quhej Zizrom. Ai ishte shumë i zgjuar dhe dëshironte t’i mashtronte Almën dhe Amulekun. Zizromi i tha Amulekut se ai do t’i jepte atij shumë para, po qe se thoshte që Perëndia nuk ishte i vërtetë. Ai donte që Amuleku të gënjente me qëllim që njerëzit të mos e besonin atë që dhanë mësim Amuleku dhe Alma.

Alma 10:29–32; 11:21–25; 12:4–6

Pamja
Alma dhe Amuleku duke folur me Zizromin

Por Amuleku nuk pranoi të gënjente rreth Perëndisë. Ai tha se Perëndia ishte i vërtetë. Amuleku dhe Alma i dinin mendimet e Zizromit. Zizromi u mahnit dhe u bëri atyre shumë pyetje. Ata i dhanë mësim Zizromit se Perëndia ka një plan për të gjithë njerëzit. Zizromi e besoi atë që Alma dhe Amuleku dhanë mësim rreth Perëndisë dhe Jezu Krishtit.

Alma 11:23–46; 12:1–18, 24–34; 14:6–7; 15:6–7

Pamja
Zizromi duke ecur me Almën dhe Amulekun

Zizromit i erdhi shumë keq për gjërat e këqija që bëri. Ai u sëmur. Alma dhe Amuleku e vizituan atë. Alma tha se Zizromi mund të shërohej për shkak të besimit të tij te Jezusi. Alma i kërkoi Perëndisë që ta shëronte atë. Zizromi u ngrit menjëherë në këmbë. Ai u shërua! Ai u pagëzua dhe u dha mësim njerëzve gjatë gjithë jetës së tij në vazhdim.

Alma 15:1–12; 31:6, 32