Histori nga Shkrimet e Shenjta
Shenjat e Lindjes së Jezusit


“Shenjat e Lindjes së Jezusit”, Tregime nga Libri i Mormonit (2023)

3 Nefi 1

Shenjat e Lindjes së Jezusit

Besim te mësimet e profetëve

Pamja
nëna dhe babai me foshnjën dhe fëmijët ecin në qytet

Kishte kaluar pesë vjet qëkurse profeti Samuel kishte dhënë mësim rreth shenjave të lindjes së Jezu Krishtit. Shumë njerëz besuan dhe vrojtuan për shenjat. Të tjerë thanë se Samueli kishte gabuar dhe se koha e shenjave kishte kaluar tashmë. Ata u tallën me besimtarët dhe thanë se Jezusi nuk do të vinte.

Helamani 14:2–7; 3 Nefi 1:4–6

Pamja
familje e ulur në shtëpi dhe babai flet

Besimtarët ishin të shqetësuar, por ata kishin besim. Ata vijuan të vrojtonin për shenjat. Një shenjë ishte një natë kur nuk do të errësohej. Do të ishte po aq e ndritshme sa dita edhe pasi dielli të perëndonte. Nata pa errësirë do të ishte një shenjë që Jezusi do të lindte ditën tjetër në një tokë tjetër.

Helamani 14:2–4; 3 Nefi 1:7–8

Pamja
familja është e frikësuar ndërsa i bërtasin njerëzit

Njerëzit që nuk besonin, thurën një plan. Ata zgjodhën një ditë dhe thanë se nëse shenja nuk do të ndodhte deri në atë ditë, besimtarët do të dënoheshin me vdekje.

3 Nefi 1:9

Pamja
Nefi sheh njerëzit duke u sjellë keq me familjen

Një burrë, që quhej Nefi, ishte një profet gjatë asaj kohe. Ai ishte shumë i trishtuar që disa njerëz donin t’i dënonin besimtarët me vdekje.

3 Nefi 1:10

Pamja
Nefi gjunjëzohet për t’u lutur

Nefi u përkul në tokë dhe iu lut Perëndisë për besimtarët që do të vriteshin për shkak të besimit të tyre. Ai u lut gjithë ditën.

3 Nefi 1:11–12

Pamja
Nefi i mban duart bashkë dhe lutet

Në përgjigje të lutjes së tij, Nefi dëgjoi zërin e Jezusit. Jezusi tha se shenja do të ndodhte atë natë dhe se Ai do të lindte ditën tjetër.

3 Nefi 1:12–14

Pamja
njerëzit shohin qiellin dhe çuditen

Atë natë nuk pati errësirë edhe pse dielli perëndoi. Njerëzit që nuk kishin besuar te fjalët e Samuelit, u habitën aq shumë, saqë ranë përdhe. Ata kishin frikë ngaqë nuk kishin besuar. Njerëzit që besuan, nuk u dënuan me vdekje.

3 Nefi 1:15–19

Pamja
familjet shohin drejt qiellit të kaltër të mahnitur

Ditën tjetër, dielli lindi sërish dhe qielli mbeti i ndritshëm. Të gjithë njerëzit e dinin se kjo ishte dita kur do të lindte Jezusi.

3 Nefi 1:19

Pamja
njerëzit vështrojnë qiellin dhe shohin një yll të ri

Njerëzit panë një shenjë tjetër. Një yll i ri u shfaq në qiell. Të gjitha shenjat për të cilat kishte folur Samueli, u vërtetuan. Shumë më tepër njerëz besuan te Jezusi dhe u pagëzuan.

Helamani 14:2–7; 3 Nefi 1:20–23