Histori nga Shkrimet e Shenjta
Besimi i një Mbretëreshe


“Besimi i një Mbretëreshe”, Tregime nga Libri i Mormonit (2023)

“Besimi i një Mbretëreshe”, Tregime nga Libri i Mormonit

Alma 18–19

Besimi i një Mbretëreshe

Gjetja e gëzimit te Jezu Krishti

Pamja
bashkëshorti i mbretëreshës i shtrirë përtokë

Një mbretëreshë lamanite mbretëronte me bashkëshortin e saj, mbretin Lamoni. Mbreti i kërkoi një nefiti të quajtur Amoni që t’i jepte mësim rreth Zotit. Mbreti e besoi atë që i tha Amoni. Mbreti ra në gjunjë për t’u lutur dhe i kërkoi Zotit që ta falte. Teksa lutej, mbreti ra përtokë. Dukej sikur të ishte i vdekur.

Alma 18:21, 24–42

Pamja
mbretëresha duke vështruar bashkëshortin e saj të rënë përtokë

Shërbëtorët e mbretit e çuan atë te mbretëresha. E vunë në shtratin e tij. Ai qëndroi i shtrirë dhe nuk lëvizi për dy ditë e dy net.

Alma 18:43

Pamja
mbretëresha duke i folur shërbëtorit

Gjatë asaj kohe, mbretëresha dhe fëmijët e saj ishin shumë të trishtuar. Ata qëndruan me mbretin dhe vajtuan për të. Disa njerëz thanë se mbreti duhej të varrosej. Por mbretëresha dëshironte të fliste fillimisht me Amonin. Ajo pati dëgjuar se ai kishte fuqinë e Perëndisë. Shërbëtorët e mbretëreshës i kërkuan Amonit të vinte te mbretëresha.

Alma 18:43; 19:1–3, 5

Pamja
mbretëresha duke i folur Amonit

Mbretëresha i tha Amonit se kishte dëgjuar që ai ishte një profet i Perëndisë. Ajo i kërkoi Amonit që të shkonte dhe të shihte mbretin. Amoni e dinte se mbreti ishte gjallë. Ishte fuqia e Perëndisë që e bëri mbretin të flinte. Amoni i tha mbretëreshës se bashkëshorti i saj do të zgjohej të nesërmen.

Alma 19:3–8

Pamja
mbretëresha me kokën mbi bashkëshortin e saj

Mbretëresha i mirëbesoi Amonit dhe pati besim të madh te Perëndia. Ajo besoi se bashkëshorti i saj do të zgjohej të nesërmen. Amoni tha se ajo u bekua për shkak të besimit të saj të madh. Ai i tha mbretëreshës se kishte më shumë besim sesa kishte vetë populli i tij. Mbretëresha i qëndroi pranë dhe u kujdes për bashkëshortin e saj gjatë gjithë natës.

Alma 19:9–11

Pamja
mbretëresha e lumtur që bashkëshorti i saj u zgjua

Të nesërmen mbreti u zgjua. Ai i tha mbretëreshës se kishte parë Jezu Krishtin. Mbretëresha dhe mbreti e dinin se sa shumë i donte Jezusi dhe ata ishin plot gëzim.

Alma 19:12–13