Histori nga Shkrimet e Shenjta
Ethëri, Profeti


“Ethëri, Profeti”, Tregime nga Libri i Mormonit (2023)

Ethëri 6; 12–15

Ethëri, Profeti

Paralajmërimi i Zotit ndaj një kombi

Pamja
njerëz të lumtur në një treg të qytetit

Zoti solli vëllanë e Jaredit dhe familjen e tij në tokën e premtuar. Ata ishin të përulur dhe i zbatonin urdhërimet e Perëndisë. Grupi i tyre u zmadhua gjatë viteve dhe ata donin që t’i udhëhiqte një mbret. Vëllai i Jaredit i paralajmëroi ata se pasja e një mbreti mund të sillte trazira, por ai i lejoi të zgjidhnin një mbret.

Ethëri 6:5, 12–18, 22–24, 27

Pamja
Jareditët zemërohen dhe drejtojnë gishtat nga Ethëri

Për qindra vjet, jareditët jetuan në tokën e premtuar. Ndonjëherë mbretërit e tyre i prinë ata drejt së mirës, por herë të tjera jo. Profetët e Perëndisë i paralajmëronin njerëzit të pendoheshin. Kur ata ua vinin veshin dhe i zbatonin urdhërimet e Perëndisë, Ai i bekonte ata. Profeti i fundit jaredit quhej Ethëri.

Ethëri 7:23–27; 9:26–30; 10:16–17, 28; 11:1–8, 12–13, 20–22; 12:2

Pamja
Ethëri ulet dhe jep mësim dhe disa njerëz zemërohen

Njerëzit nuk po i bindeshin Perëndisë. Por Shpirti i Zotit ishte me Ethërin. Ai i mësoi ata që nga mëngjesi e deri në darkë. Ai tha që të besonin në Perëndi dhe të pendoheshin, përndryshe do të shkatërroheshin. Nëse do të kishin besim, ata mund të shpresonin se do të jetonin sërish me Perëndinë dhe do të kishin forcë për të bërë gjëra të mira. Njerëzit nuk besuan.

Ethëri 11:22; 12:2–5; 13:2

Pamja
Ethëri ulet në një shpellë dhe shkruan

Ethëri vëzhgonte atë që bënin njerëzit. Ai fshihej në një shpellë gjatë ditës dhe shkruante atë që shihte. Njerëzit nuk u penduan dhe filluan të luftonin me njëri-tjetrin.

Ethëri 13:13–15

Pamja
Koriantumri sheh përpara

Ethëri pa që mbreti jaredit, Koriantumri, duhej të luftonte me shumë njerëz që donin të bëheshin mbretër. Koriantumri përdori ushtrinë e tij për të mbrojtur veten.

Ethëri 12:1; 13:15–19

Pamja
Ethëri flet me Koriantumrin

Një ditë, Zoti i tha Ethërit ta paralajmëronte Koriantumrin dhe njerëzit e tij të pendoheshin. Nëse do të pendoheshin, Zoti do t’i ndihmonte njerëzit dhe do ta lejonte Koriantumrin që ta mbante mbretërinë. Nëse jo, njerëzit do të shkatërronin njëri‑tjetrin. Koriantumri do të jetonte gjatë për të parë se fjalët e Zotit ishin të vërteta. Pastaj do të vdiste edhe ai.

Ethëri 13:20–21

Pamja
Shizi dhe ushtria e tij lufton kundër ushtrisë së Koriantumrit dhe Ethëri vëzhgon

Koriantumri dhe njerëzit e tij nuk u penduan. Njerëzit u përpoqën ta vrisnin Ethërin, por ai u nis drejt shpellës së tij. Një burrë, që quhej Shiz, luftoi kundër Koriantumrit. Njerëzit zgjodhën të bashkoheshin ose me ushtrinë e Shizit ose me atë të Koriantumrit. Dy ushtritë kishin bërë shumë beteja. Shumë njerëz vdiqën.

Ethëri 13:22–25; 14:17–20; 15:2

Pamja
ushtria e Koriantumrit lufton me ushtrinë e Shizit dhe Koriantumri shkruan një letër

Koriantumri u kujtua për atë që i kishte thënë Ethëri. Ai u trishtua që shumë nga njerëzit e tij vdiqën. Ai u kujtua se të gjithë profetët e kishin paralajmëruar se kjo do të ndodhte. Ai filloi të pendohej dhe i dërgoi Shizit një letër. Ai tha se do ta dorëzonte mbretërinë nëse njerëzve të tij do t’u kursehej jeta. Por Shizi donte të luftonte.

Ethëri 15:1–5

Pamja
burra, gra dhe fëmijë marshojnë si ushtarë dhe Ethëri vëzhgon

Njerëzit e Koriantumrit ishin të zemëruar dhe donin të luftonin. Edhe njerëzit e Shizit ishin të zemëruar dhe donin të luftonin. Asnjëri nuk dëshironte të pendohej. Ethëri pa se çdo njeri shkoi në betejë. Më shumë veta vdiqën.

Ethëri 15:6, 12–17

Pamja
Koriantumri gjunjëzohet në shi duke mbajtur një shtizë

Koriantumri donte ta ndalte luftën. Ai i kërkoi Shizit të merrte mbretërinë dhe të mos i lëndonte njerëzit e tij. Por gjithsecili ishte i zemëruar. Ata nuk e kishin Shpirtin e Zotit. Ethëri pa se gjithsecili vazhdoi të luftonte derisa Koriantumri qe jarediti i vetëm që mbeti gjallë. Pastaj Koriantumri ra pa ndjenja.

Ethëri 15:18–30, 32

Pamja
Ethëri gjunjëzohet dhe i lutet Perëndisë në një altar majë një kodre dhe analet ruhen në një shpellë aty afër

Ethëri pa se çdo gjë që kishte thënë Zoti, u realizua. Ethëri mbaroi së shkruari atë që kishte ndodhur. Më pas u sigurua që njerëzit të mund t’i gjenin shkrimet e tij pasi ai të mos ishte më. Ethëri i mirëbesoi Perëndisë dhe dëshironte shumë të ishte me Të një ditë.

Ethëri 15:33–34